Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Triumf moral, lojtarët u bindën për forcën

-

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, është i kënaqur me faktin që skuadra e tij ka arritur të marrë një tjetër fitore të rëndësishm­e në shtëpi, e cila e largon nga fundi i tabelës së klasifikim­it. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", pas ndeshjes, ai u shpreh se me kalimin e javëve ekipi do të kthehet në rrjedhë normale, duke lënë të kuptohet se momentet e vështira kanë kaluar. Sa i qetë është Gjoka pas kësaj fitoreje të dytë rresht në kampionat?

Sigurisht është fitorja e dytë që marrim në shtëpinë tonë. Këto fitore na japin shumë moral dhe shumë oksigjen për të ardhmen. Skuadra do kohë të vijë aty ku do stafi. Një fitore morale që e kërkuam deri në fund, u tregon dhe lojtarëve vetë që e kanë forcën e duhur.

Megjithatë, vazhdon të shënojë Gilman Lika. Çfarë po ndodh me sulmuesit?

E rëndësishm­e është të shënohet goli dhe që skuadra arrin ta menaxhojë lojën dhe të fitojmë ndeshjen. Gjërat do fillojnë të qetësohen vetë dhe të shkojnë në rrjedhën e duhur.

Pejiç ka deklaruar se mund të kthehet në kampionati­n shqiptar. Duke qenë se keni punuar me të, do ta dëshironit në ekip?

Pero Pejiçin është kënaqësi ta kesh në skuadër, sepse ka shumë vlerë. Të gjithë e dimë çfarë bëri vjet te Kukësi. Ai ka një kontratë në Kroaci. Unë komunikoj me të, ai është shumë i lumtur, është shumë e vështirë të prishë kontratën që ka atje dhe të vijë me ne. Është e pamundur.

Orelesi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, duke ndihmuar edhe pjesën e sulmit. Por, u duk sikur ekipi çaloi në disa reparte të tjera...

Të gjithë çunat dhanë atë që u kërkova, si dhe treguan forcë karakteri në fushë. Jam i kënaqur me të gjithë, jo vetëm me Orelesin.

Luftëtari u duk sikur e dominoi mesfushën në disa momente. Mos duhet të rregulloni diçka në këtë pikë? Nuk mendoj se Luftëtari na krijoji probleme. Në ndonjë thyerje aksion me kundërsulm na zotëruan mesfushën, pjesën tjetër e zotëruam ne. Të gjithë po mundohemi të bëjmë detyrën. Jam i kënaqur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania