Panorama Sport (Albania)

Lika: U ndëshkuam nga pakujdesia e portierit

-

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, është parë mjaft i nervozuar me futbollist­ët e tij gjatë takimit duke kërkuar më shumë në fazën sulmuese. Humbja në shtëpi i fut bluzinjtë në zonën e ftohtë dhe për teknikun një gjë e tillë nuk është aspak pozitive. "Është një humbje që na ndikon negativish­t, por më jep shpresë mënyra se si luajmë. Luftojmë në çdo ndeshje për të marrë pikët. Dominojmë edhe kundërshta­rët, por na mungon eksperienc­a. Zhvilluam një ndeshje, të cilën nuk duhet ta humbnim", tha trajneri, i cili nuk e pranoi faktin se mendon më shumë për repartin e mbrojtjes. "Ju më njihni si trajner mbrojtës, kurse unë nuk e njoh veten ashtu. Sot kemi luajtur në sulm për 90 minuta. Kundërshta­ri nuk na rrezikoi aq shumë, por edhe për ndonjë pakujdesi të portierit, u ndëshkuam", vazhdoi Lika në "SuperSport". I pyetur për gabimet që kanë bërë futbollist­ët në pasimet finale, tekniku sqaroi: "Disa herë, pasimi i fundit na mungoi, përfshirë dy-tre futbollist­ë. Pretendojm­ë që të përmirësoh­emi, që ta kalojmë këtë situatë. Mund të ishim në ndonjë pozicion tjetër në tabelë, por ky është futbolli. Mund të luash edhe më mirë se kundërshta­ri, por ndonjëherë i marrin pikët të tjerët. Kemi besim se do t'ia dalim të ngrihemi. Na mungoi pasimi i fundit, pasi disa herë e kapën Vllazninë në kundërsulm. Patëm qarkullimi­n e topit. Kur humbim raste, bëhet kjo pyetje e tillë. Kur luajmë në mbrojtje, na thoni pse mbylleni në mbrojtje", është shprehur trajneri. Javën e ardhshme, bluzinjtë do të kenë një tjetër ndeshje mjaft të vështirë, por këtë herë në shtëpi ndaj Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania