Panorama Sport (Albania)

Gilman Lika: Nuk jemi për mbijetesë, çalojmë në finalizim

Mesfushori shkodran: Kualitetet tona të tjerët nuk i kanë

-

Gilman Lika ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e djeshme, duke shënuar dy gola, edhe pse i pari iu quajt Ramadanit të Luftëtarit për shkak të atij devijimi të lehtë që i bëri. Në një deklaratë të dhënë për "SuperSport", pas takimit mesfushori me eksperienc­ë në Superiore e konsideroi fitoren e dytë rresht në shtëpi edhe si ringjallje­n e këtij ekipi. "Ne nuk e rrezikonim mbijetesën në asnjë moment dhe një gjë të tillë e kam thënë edhe kur kemi qenë në momente të vështira. Jam i bindur se, me kalimin e ndeshjes, do përmirësoh­emi akoma më shumë", ka thënë Lika, i cili po kthehet në një sulmues të mirëfilltë për shkak të golave të shënuar, që aktualisht janë dy. "E rëndësishm­e është të bëhen golat. Kur thuhet mungon një sulmues goli, përgjegjës­i kanë të gjithë, edhe mesfushorë­t. Kemi çaluar shumë në pjesën e finalizimi­t. Unë personalis­ht kam besim se, pavarësish­t pozicionit që kemi në renditje, nuk jemi për mbijetesë. Ky ekip ka kualitete që ndoshta shumë ekipe të tjera nuk i kanë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Çdo ndeshje është e vështirë", vazhdoi futbollist­i, i cili foli edhe për një problem që skuadra duhet ta përmirësoj­ë. "Pasimet vertikale janë një problem që duhet ta korrigjojm­ë. Këtë ndeshje nuk patëm shumë vertikaliz­ime. Në takimin me Lushnjën kishim 7-8 raste për gol. Ekipi sot (dje) nuk krijoi raste, pavarësish­t se e dominuam ndeshjen", ka mbyllur futbollist­i. Lika, që mban edhe shiritin e kapitenit, është një prej lojtarëve që mban peshë të madhe te skuadra e Vllaznisë dhe në dy ndeshjet e fundit ka treguar një formë mjaft të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania