Panorama Sport (Albania)

Super Kamza, përmbysje e çmendur ndaj Lushnjës

Shtyllat makth, Spaho shmang turpërimin e miqve

- ABDULLA DUSHKU

Epandalshm­e Kam za është skuadra që ka siguruar tri pikë të tjera në ecurinë e saj pozitive dhe viktima e radhës ka qenë Lushnja. Ndeshja, e luajtur në stadiumin "Kamza", ka nisur me gol të miqve, ndërkohë që vendësit ja kanë dalë që të përmbysin gjithçka që në fraksionin e parë, me një eurogol të Plakut dhe një autogol të Metos. Tri pikë të tjera për Kamzën që e çojnë në kuotën e 20 pikëve, në vendin e 4-t, me një më pak se Flamurtari.

PJESA E PARË - Ndeshja nis vrullshëm për të dyja skuadrat. Sfida do të zhbllokohe­t shumë shpejt dhe është kombinim mes kapitenit Sefa që pason në qendër për Cankën, i cili nuk gabon dhe shënon. Ky gol e bën "me krahë" Lushnjën, por Kamza nis ndeshjen e saj. Kalojnë vetëm shtatë minuta dhe Plaku kalibron në mënyrë perfekte një goditje dënimi në trekëndësh­in e Spahos për të rivendosur ekuilibrat. Në vijim, të dyja skuadrat kanë shanset e tyre dhe më i rrezikshmi është në minutën e 23-të, kur Premçi godet shtyllën. Vendësit do të kundërpërg­jigjen edhe me shtylla me anë të Fukujit. Kamza shton presionin dhe në të 41- ën shpërblehe­t. Një aksion nga e djathta bën që pasimi perfekt në qendër për Raçiç të devijohet në rrjetë nga Meto, i cili shkakton autogol.

PJESA E DYTË - Avantazhi e bën Kamzën që ta nisë këtë fraksion me një marsh më shumë. Raçiç asiston Plakun, i cili driblon edhe portierin Spaho, por gjuajtja e tij bllokohet. Miqtë tentojnë të reagojnë me Meton nga distanca, mirëpo, sfera nuk gjen kuadratin. Në dhjetëminu­tëshin e fundit, Raçiç shfaqet disa herë rrezikshëm në portën e Spahos, por në të 82-ën, ky i fundit i përgjigjet me një fluturim fantastik goditjes me hark të sulmuesit. Kur kronometri ndaloi në minutën e fundit të kohës së rregullt, Gava kishte të gjithë mundësitë që të shtangte Kamzën, kur me një pasim të Maganit nga e djathta përpara portës gabon në goditje dhe sfera përfundon jashtë. Kur kronometro­hej e fundit minutë e kohës shtesë, e gjithë Lushnja ishte në sulm së bashku me portierin, por një kundërsulm i Nezirit mund të sillte golin e tretë për vendësit, por goditja bllokohet prej mbrojtësit të fundit.

 ?? Foto F. Hazizllari ?? Festimi i golit të Sebino Plakut nga lojtarët e Kamzës
Foto F. Hazizllari Festimi i golit të Sebino Plakut nga lojtarët e Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania