Panorama Sport (Albania)

Ugandezi, kapiten pas 5-muajsh

-

Ka vetëm 5 muaj me Tiranën, por kaq i ka mjaftuar që të "gradohet". Habia e madhe ndodhi në Shënkoll. Në mungesë të Karabecit dhe Likës, që mbajnë statusin e kapitenit dhe zv. kapitenit, si titullar e nisi lojën Dorian Kërçiku. Logjikisht shiriti i takonte këtij të fundit, që zyrtarisht është zv.kapiteni i dytë. Dhe kështu ka ndodhur në javën e 3- të, kur portieri dhe mesfushori u ndërruan, shiriti i kaloi mbrojtësit të linjës së djathtë për më shumë se 8 minuta. Edhe nëse nuk do ta merrte Kërçiku këtë gradë, në fushë ishin edhe dy "veteranë". Asion Daja, që ka hyrë në vitin e dytë si bardheblu, dhe Grent Halili, i cili që në lindje është bërë pjesë e këtij ambienti.

ta motivoja akoma më shumë duke e ngarkuar me pak më tepër përgjegjës­i. Por, mos mendoni se unë nuk di t'i ndaj gjërat...

Për çfarë e keni fjalën?

E kam fjalën se ishte thjesht vendimi i një trajneri për të motivuar akoma më shumë një djalë të ri. Unë e di shumë mirë se Daja mund të mbajë çdo ditë shiritin e kapitenit, sepse ka personalit­et dhe aftësinë për ta bërë këtë. Po ashtu, edhe Kërçiku, apo dhe gjithë të tjerët. E them me bindje të plotë se të gjithë te Tirana kanë shpirtin e sakrificës dhe përulësinë që një ditë të mund të mbajnë shiritin e kapitenit. Nuk shoh arsye se përse duhet diskutuar kaq gjatë një vendim fare normal.

Si e priti pjesa tjetër e skuadrës vendimin tuaj?

Normalisht. Kam lojtarë aq të pjekur sa, në një rast si ky, të kuptojnë edhe qëllimin se përse bëhet edhe një vlerësim.

Pra nuk deshët t'i jepnit dikujt ndonjë "mesazh" aty brenda grupit?

Jo, kurrsesi. Për mua, të gjithë një ditë mund të mbajnë shiritin e kapitenit. Nuk ekziston asnjë çështje e tillë, e kotë të ekzagjeroh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania