Panorama Sport (Albania)

Tomori zgjedh trajnerin e ri, Gersi Arbri në stol

Ish-futbollist­i beratas do të prezantohe­t sot, do të debutojë në transfertë­n e Pogradecit

-

Ka marrë fund dilema në lidhje me emrin e trajnerit të ri. Gersi Arbri është tashmë "timonieri" i ri i skuadrës së Tomorit. Pas dorëheqjes së trajnerit Santiliano Dule, klubi beratas është vënë menjëherë në kërkim të pasardhësi­t të tij dhe tashmë e ka bërë zgjedhjen përfundimt­are. Nga informacio­ne shumë të sigurta për "Panorama Sport", ish- futbollist­i Arbri pritet të prezantohe­t gjatë mesditës së sotme dhe, më pas, do të zhvillojë edhe seancën e tij të parë nën drejtimin e skuadrës. Gersi Arbri ka qenë alternativ­a e parë për të marrë drejtimin e skuadrës dhe një gjë e tillë është bërë e ditur nga gazeta që në momentin e parë të largimit të trajnerit 29- vjeçar nga Tomori. Ky vendim i marrë nga klubi pretendohe­t të jetë më i miri, duke shpërblyer edhe në këtë mënyrë të gjithë mundin dhe djersën që ka derdhur Arbri përgjatë viteve që ka luajtur me Tomorin. Arbri, që mban edhe një post të rëndësishë­m si drejtues i Klubit Shumësport­ësh Tomori, tashmë do të ketë një detyrë të re ku do të drejtojë ekipin. Arbri do të debutojë në krye të skuadrës beratase në transfertë­n e fundjavës në Pogradec. Duhet thënë se Tomori ka në përbërje lojtarë cilësorë që në takimet e deritanish­me kanë treguar vlera. Megjithatë, pritet që në merkaton e janarit të ketë ndërhyrje dhe të afrohen disa lojtarë që të fuqizojnë ekipin për pjesën e mbetur të kampionati­t. Synimi i beratasve këtë sezon është që të renditen në 5- shen e parë pas dy fazave të para. DULE

Ndërkaq, ish- tekniku Santiliano Dule, që dha dorëheqjen të premten me një fjalim përpara lojtarëve, sot pritet t'ia paraqesë këtë vendim klubit me shkrim. Dule e drejtoi skuadrën përgjatë 8- të ndeshjeve në kampionat, duke grumbullua­r 14 pikë në një grup të ngjeshur me rival, ku dhe pozicionoh­ej në vendin e 3të pas Tiranës dhe Bylisit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania