Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nis arratinë në krye

Skuadra e Nikajt shkëputet +8 pikë nga rivalët, miqtë rezistojnë vetëm 30 minuta

- LIRIDON PASHA

Kastrioti mbetet i pamposhtur në këtë fazë të parë të kampionati­t. Krutanët, që drejtohen nga shkodrani Samuel Nikaj, nuk njohin humbje në nëntë javët e para, pasi edhe dje në ndeshjen përmbyllës­e të javës së 9-të mposhtën Erzenin me rezultatin e pastër 3-1. Një dominim total i ndeshjes nga skuadra krutane, e cila fillimisht zhbllokoi sfidën me sulmuesin Taulant Marku, që po kalon një formë të mirë në këtë sezon. Goli i dytë realizohet nga Xhynejt Çutra, mesfushori që ka shënuar golin e vetëm në javën e shkuar ndaj Besës. Goli i tretë realizohet nga një mbrojtës, Emiljano Çela. Për miqtë, golin e nderit e shënoi Lala. Me këtë fitore, Kastrioti shkëputet me +8 pikë më shumë se vendi i dytë.

NDESHJA

Topin e parë e shkelmojnë miqtë, ndërsa vendësit menjëherë vihen në kontroll të tij dhe shfaqen rrezikshëm me Çutrën, i cili kroson bukur në zonë, por asnjë nga sulmuesit vendas nuk përfiton. Miqtë vetëm mbrohen, ndërsa krutanët e kanë spostuar lojën në fushën kundërshta­re. Minutat kalojnë dhe krutanët nuk pajtohen me rezultatin, tekniku Nikaj aktivizon Lilajn për Malindin, pasi ky i fundit ka

shfaqur ka pësuar një dëmtim. Këmbëngulj­a e vendësve për të zhbllokuar sfidën shpërblehe­t në të 32ën, Mziu me finte jep një asist për Markun, i cili godet fort dhe topi përfundon në rrjetë dhe 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë, Nikaj freskon mesfushën

duke aktivizuar Dycën në vend të Bocit. Miqtë më në fund në të 47-ën shfaqen rrezikshëm me një goditje të Pashës, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në të 56-ën, pas një rrëmuje në zonën mike, topi përfundon te Çutra, i cili shënjestro­n bukur dhe i çon shifrat në 20. Pas 10 minutash do të vinte edhe goli i tretë, Lilaj kroson në zonë nga këndorja, aty gjendet Çela, i cili me kokë i çon shifrat në 3-0. Miqtë janë të pafuqishëm për të ngritur aksione, ndërsa vendasit tentojnë të shënojnë golin e katërt me Hussein, i cili driblon 2-3 lojtarë godet, por pret Gjuzi. Kur duhej edhe një minutë nga fundi, Aldo Mitraj godet fort në afërsi të zonës së Kastriotit, por grushton Kuka. Kur pritej vërshëllim­a e fundit, një aksion i ndërtuar nga miqtë finalizohe­t saktë nga Endri Lala.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania