Panorama Sport (Albania)

Noka: Po na “varrosin” gjyqtarët

-

Lezhjanët e Besëlidhje­s, të shtunën në Pezë, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Dinamos. Fraksioni i dytë për lezhjanët konkludoi i pafat, pasi dinamovitë­t fituan një 11-metërsh, me të cilin morën një pikë. Besëlidhja, si një ndër pretendent­et kryesore për një vend në Superiore, ka lënë shumë pikë, ndaj në të ardhmen i duhet një kujdes shumë i madh në gabime, pasi po e thellon diferencën me kreun.

NOKA- Presidenti Gjok Noka, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", u shpreh: "Padrejtësi­të ndaj Besëlidhje­s nuk po ndalen edhe gjatë këtij sezoni nga "drejtësia" e futbollit që janë gjyqtarët. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Dinamos, kur u pa qartë se fitorja po i buzëqeshte Besëlidhje­s, pasi me lojën, golin që shënoi në pjesën e parë dhe rastet e pafundme në portën kundërshta­re, nuk u prit mirë nga gjykimi dhe për rrjedhojë lushnjari L.Alla i 'gostiti' me një penallti që nuk po e quajmë të paqenë. Ndryshe ndodhi me ne, kur penguan sulmuesin tonë në zonën dinamovite, por nuk u akordua penallti. Nuk është mirë që të bëhen padrejtësi ndaj skuadrave si Besëlidhja që kurrë nuk është përzier në punë të pista duke bashkëpunu­ar me gjyqtarë për t'i korruptuar, pasi nuk ja shohin hajrin, por sherrin. Një gjë të tillë, lushnjari L. Alla e ka provuar edhe në pranverë kur na penalizoi në Kukës, në sfidën ndaj Tiranës për llogari të Kupës, pasi sapo shkoi në Lushnje aksidentoi një njeri. Ndaj nuk është mirë që me një të rënë të bilbilit të sfumohen shpenzimet. Ne do të luftojmë deri në fund për kreun e grupit që do të na dërgojë në Superiore", mbylli prononcimi­n e tij Noka. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania