Panorama Sport (Albania)

Kryesojnë Vllaznia e Kinostudio, Teuta parakalon Jubanin

Bilisht Sport mban rekordet e golave të pësuar

-

Dy ditë pas ndeshjes së ekipit tonë Ko mbëtar, për europianin 2019, janë luajtur dje ndeshjet për javën e 7-të të kampionati­t. Kështu në Durrës, Teuta ka fituar 4-2 me Juban Danjën, ndërsa Tirana ka fituar me goleadë kundër Skënderbeu­t 7- 0 dhe derbi mes familjes Gjonpalaj, at e bir është mbyllur me fitoren 50 në favor të skuadrës që drejtohet nga babai. Ndeshja mes Apolonisë dhe Ajaksit do të luhet sot në Fier, për shkak të fushës, e cila ka qenë e zënë me ndeshjet e moshave.

Në takimin e luajtur në aneksin e stadiumit "Niko Dovana", skuadra e Teutës ka shkëlqyer duke vazhduar kështu me ecurinë e rezultatev­e pozitive. Këtë jave, durrsaket mposhtën Juban Danjën në një ndeshje shumë të bukur, e cila në fund u dha vendëseve vendin e tretë në renditje. Jubani, me shumë cilësi dhe lojtare pjesë të kombëtares, arriti të zhvlerësoj­ë avantazhin e dyfishtë të bregdetare­ve, duke barazuar përkohësis­ht 2:2. Vetëm kaq sepse këtu shfaqet sulmuesja e Teutës, Elisa Gjegji. Durrsakja me nr. 16, përveçse një asisti dhe loje shumë të mirë në pjesën e parë, arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë në të dytën duke vulosur humbjen e shkodranev­e 2-4.

Dy ndeshjet e tjera u luajtën në Kamzë, ku në ndeshjen e parë ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeu­t, skuadra kryeqyteta­se ka regjistrua­r fitoren më të thellë në këtë kampionat 7-0 ndaj korçareve. Tirana

po vjen duke u rritur që me ardhjen e një stafi të ri në krye të skuadrës, e cila po drejtohet nga Namik Dangjia dhe ndihmësit të tij, Kol Kamshi, por që po luan dhe rolin e një menaxheri duke afruar lojtare me cilësi të larta, ka bërë të mundur që t'i shmangej fundit brenda 3 javësh dhe tani

e sheh veten në vendin e 5të. Ka qenë një ndeshje mjaft e mirë për Tiranën, ku Sara Begallo ka shënuar një tripletën, e cila është pasuar me dopjetën e Lebës, golat e Micit dhe Valbona Popës me kokë, e cila po rikthehet tek goli. Skuadra korçare nuk mundi të reagonte, përveçse

dy mundësive që pati gjatë pjesës së parë. Derbi familjar mes dy skuadrave që drejtohen nga at e bir është fituar nga Babai, 5-0. Ka qenë një ndeshje jo fort e lehtë për Kinostudio­n, e cila ka gjetur mjaft pengesa nga futbollist­et e Dajtit. Megjithatë, përvoja e lojtarëve të Kinostudio­s

dhe të disa lojtareve të ardhura nga ekipi i Dajtit pranë Kinostudio­s, arritën të bënin diferencën. Kështu një dopietë e Cyme Lulajt, që pasohet nga Lufi, Tabaku e Rizallari, kanë bërë të mundur fitoren e pastër 5-0 kundër Dajtit. Ndeshja tjetër e luajtur në Shkodër mes kampionëve të

futbollit të femrave dhe skuadrës ekstreme që mbyll renditjen, të Bilisht Sportit, është mbyllur 7-0 për shkodranet. Një ndeshje, ku skuadra e Vllaznisë ka luajtur me lojtaret rezervë, për shkak të angazhimit të disa prej tyre në ekipin tonë kombëtar.

A.Dushku/ R.Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania