Panorama Sport (Albania)

Goga fiton në transfertë, tani është e vetme në krye

- SKËNDERBEU: GOGA BASKET: GJYQTARË:

Goga Basket për meshkuj ka arritur një fitore më shumë se të lehtë dje në mesditë në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" të qytetit të Korçës. Skënderbeu jo vetëm që e ka humbur këtë ndeshje, por ka pasur dhe një diferencë të madhe pikësh (39). Pas periodës së parë u pa qartë se Goga Basket e kishte të sigurt fitoren në transfertë­n korçare. 10 minutat e para të takimit mbyllen me rezultatin 7-19 për miqtë, ndërkohë që edhe perioda e dytë ka thuajse të njëjtën pamje si e para, ku Goga përpiqet të thellojë diferencën, ndërkohë që korçarët janë të pasaktë jo vetëm nga distance, por edhe nën tabelë. 16- 42 mbyllet pjesa e parë përpara se të dy skuadrat të futeshin në dhomat e zhveshjes. Në periodën e tretë, trajneri Abrazhda aktivizon edhe lojtarët e stolit dhe kjo periodë mbyllet po në favor të Gogës, 10- 19. Perioda e fundit ishte thjesht sa për formalitet, pasi Skënderbeu e pranoi humbjen dhe rezultati në tabelën elektronik­e shënoi shifrat 40-79. Pikëshënue­si më i mirë ishte Thano me 22 pikë, ndërkohë që për Skënderbeu­n, Topi me 14 pikë. Skënderbeu, edhe pas kësaj humbjeje, vazhdon "zhytjen" në fund duke mos parë shijen e fitores.

(7-19, 9-23, 10-19, 14-18)

Bala (3), Thanas (6), Kristo (2), Topi (14), Habip (8) / Simaku (3), Samuli, Duci, Kostani (4), Gërmenji, Bello, Dervishaj. Trajner: I. Nika

Shestani (14), Aliaj (13), Thano (22), Pasha (1), Isaku (10) / Zejno, Veselagu (2), Berberi (17), Dinoshi, Elezi, Toska, Parangoni. Trajner: B. Abrazhda

V. Prapa,

E. Gjoni (Tiranë)

TË SHTUNËN

DJE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania