Panorama Sport (Albania)

Botas fiton garën e fundit, Hamilton e Fetel në podium

-

Valteri Botas me Mercedesin e tij është shpallur sot fitues në garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi, e cila u zhvillua në pistën e Jas Marina. Kjo garë ishte e dominuar nga piloti finlandez, i cili e ka nisur atë nga "pole" dhe e mbylli me fitore duke marrë kështu suksesin e tij të tretë sezonal. Ai arriti ta mposhtë shokun e skuadrës, Ljuiz Hamilton, që doli i dyti dhe asnjëherë nuk u bë protagonis­t gjatë kësaj gare të fundit, ndërsa në vendin e tretë u rendit Sebastian Fetel me Ferrarin. Gara ka nisur pa surpriza, ku 6 pilotët e parë e ruajnë pozicionin fillestar pas startit, ndërkohë që kjo situatë do të vazhdojë gjatë. Parakalime­t janë mjaft të vështira, ndërkohë që pilotët bëjnë një garë të qetë dhe jo shumë agresive. Për më shumë se 20 xhiro nuk ka ndonjë emocion, deri në momentin kur Daniel Riçiardo del jashtë piste dhe detyrohet të tërhiqet, kur ishte në vendin e 5-të. Ndalesat e para në bokse nuk sjellin asnjë ndryshim në renditje, me Botas që vazhdon i qetë të komandojë garën me një avantazh prej dy sekondash kundrejt Hamiltonit. Ndërsa dy makinat e Ferrarit nuk kanë shpejtësin­ë e Mercedesit duke u pozicionua­r në vendet 3-4, me Verstapen që tenton hera-herës ta kërcënojë Raikonenin, por pa ia arritur suksesit.

Edhe në pjesën e dytë të garës nuk ka emocione, me dy makinat Mercedes që bëjnë një garë më vete të shkëputura 20 sekonda nga rivali. Botas, i qetë, nuk bën asnjë gabim dhe shkon drejt fitores së tretë sezonale, ndërsa Hamilton e Fetel ngjiten në podium si kampionët e vitit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania