Panorama Sport (Albania)

“San Siro” tabu, Milani ngec ndaj Torinos

Vazhdon të thellohet kriza e kuHezinjve në shtëpi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duhej të ishte etapa e parë e një turi fi toresh, por rezultoi një tjetër dështim. Mihajloviç kishte thënë se nuk mbante mëri, por skuadra e tij dha gjithçka në fushë e pavarësish­t formës jo madhështor­e të Belotit, merr një pikë të vyer ndaj një rivali direkt për mesin e tabelës. Korsia e djathtë mbetet mallkim për kuqezinjtë, që në nxehjen përpara ndeshjes, humbin Borinin me Montelën që sposton Suson në krah dhe rreshton në vijën e parë Andre Silvën së bashku me Kaliniçin. Kuqezinjtë vuajnë të gjejnë ritmin e duhur dhe në metrat e fundit gabojnë shpesh. Dy sulmuesit e "Djallit" flasin gjuhë të ndryshme jashtë dhe brenda fushe, pasi gjatë gjithë takimit nuk lëvizin si duhet. Kaliniç godet dhe shtyllën pas një goditjeje të Susos, që e devijuar, shndërrohe­t në pasim dhe pak më vonë shërben në mënyrën më të keqe për Silvën, pasi vjedh një top në mesfushë. As Silva nuk bën më mirë teksa peshkohet në zonë nga Zapata, por dështon duke gabuar shënjestrë­n përpara portës.

PJESA E DYTË - Edhe në fraksionin e dytë të lojës, djemtë e Montelës mundohen të thurin lojë, por idetë janë të paqarta me Montolivon, ndër të vetmit që duket sikur kupton diçka. Konfuziona­l Bonaventur­a, e akoma më keq zëvendësue­si i tij, Çalhanoglu, që dështon një tjetër shans, pavarësish­t se i shkon fare pranë golit në minutat e fundit. Kaliniç ka mundësitë më të arta, por Sirigu ka vendosur të kyçë portën dhe ndal çdo përpjekje të kuqezinjve. Edhe Donaruma bën mrekulli me dy pritje ndaj sulmuesve të Torinos, që në minutat e fundit tentojnë befasinë. As Kutrone që merr vendin e Kaliniç nuk ndryshon dot rrjedhën e takimit, me Milanin që merr një pikë të zbehtë dhe Mihajloviç që i falet portierit të tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania