Panorama Sport (Albania)

Siti “makineri perfekte”, Arsenali fiton në 92'

"Topçinjtë" vuajnë në fushën e Bërnlejt, i shpëton një penallti

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Janë suksese si këto të Mançester Sitit në fushën e Hadërsfill­dit që fitojnë titujt dhe tregojnë diferencën mes skuadrës aktuale ndaj asaj të sezonit të shkuar: 84 minuta vuajtje përpara se të godisnin skuadrën e gjermanit Vagner. Goli i 2-1 i Sterling vjen në momentin që "Terriers" ishin thuajse të bindur se e kishin ndalur bandën e Guardiolës. Një goditje e Gabriel Zhezusit pritet nga portierit Losël, topi karamboloh­et në trupin e Sterling dhe merr një trajektore që përfundon në rrjetë. Guardiola feston sikur të kishte fituar titullin. Dhe pjesërisht ka të drejtë. Sepse këto 3 pikë mund të kujtohen si kyçe për "qytetarët": vjen kështu fitorja numër 18-të radhazi sezonale dhe e 11-ta radhazi në transfertë (rekord në futbollin anglez). Ajo ishte gjithashtu edhe suksesi i 11-të radhazi në kampionat duke barazuar rekordin e klubit. Dhe kur Mesi thotë se kjo skuadër është mes më të fortave në botë, nuk tregon përralla. Këtë herë fitorja erdhi me përmbysje. Mançesteri u godit në shtesën e pjesës së parë nga autogoli i Otamendit. Por me të ristartuar ndeshja, Aguero barazon menjëherë me një penallti të fituar me zgjuarsi nga Sterling pas kontaktit me Malone. Nga ky moment deri në fund, sulm total i miqve. Aktivizimi i Gabriel Zhezusit në 10' finale është i goditur. Braziliani luan një rol të rëndësishë­m në aksionin e 21. Pas vërshëllim­ës finale, tensioni sjell edhe një karton të kuq për Van La Parran pas përplasjes me Sanenë. Junajtid rikthehet -8 pikë.

ARSENALI - Fitore akoma më shumë me vuajtje ajo e Arsenalit në fushën e vështirë të Bërnlejt (kishin pësuar vetëm dy gola). 0-0 dukej i shkruar për ekuilibrin që prodhoi fusha e skuadrës së Shon Dajçit. Por në shtesë, një faull naiv i Tarkovskit (shtyu në mënyrë naive Ramsejn në zonë) shkaktoi një penallti që u transformu­a me gjakftohtë­si në gol nga Aleksis Sançez. Dhe kështu, Arsenali largohet me tri pikët nga "Turf Moor" falë një penalltie në minutën e 92- të. "Topçinjtë" kalojnë kështu Totenhemin dhe Liverpulin në renditje, të cilat u bllokuan të shtunën nga Uest Bromuiç dhe Çelsi dhe rikthehen në vendin e fundit që të dërgon në Champions. Lufta e këtij sezoni për Europën do të jetë shumë e ashpër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania