Panorama Sport (Albania)

Partizani-Skënderbeu, Partizani- Skënderbeu, “demat” “demat” luajnë luajnë shansin shansin e e artë artë

Korçarët Korçarët humbin Vangjelin, Vangjelin, Daja: Daja: Starova Starova i i bën mirë mirë kampionati­t kampionati­t Perlat Perlat Musta dhe Jani Jani Kaçi, Kaçi, kur kur "receta" "receta" vjen vjen nga porta porta Agostineli: Agostineli: Është Është "t

- ADELA MERKO

Partizani-Skënderbeu nuk është thjesht një ndeshje. Ky 90minutësh, edhe pse nuk vendos titullin, përcakton jo pak objektivat e secilës. Ky duel është shansi i artë si për të kuqtë dhe korçarët. Ata do të bëjnë çmos që t'ia dalin, pasi veç trepikëshi­t, do të kenë edhe benefite të tjera. SHANSET E PARTIZANIT

- Partizani ka shansin e artë që të rifutet në luftën e titullit. Sigurisht që kaq e thjeshtë nuk është, megjithatë një trepikësh redukton disi diferencat, derisa t'i kompletohe­t grupi dhe të ketë në fushë Sukajn me Çanin.

- Nëse do ta ndalnin Skënderbeu­n, do t'i jepnin një impuls edhe Kukësit, të cilët do shtonin presionin karshi kryesuesve, diferenca e të cilëve tashmë është 5 pikë.

- Është një "bonus" edhe për anën morale. Të thyhesh Skënderbeu­n që në 11 javë nuk e njeh humbjen, do t'i jepte tjetër hov Partizanit.

- Shansi i artë nuk është vetëm për Partizanin si ekip, por edhe lojtarët në veçanti. Me një fitore sot, do të ishin shumë afër realizmit të objektivit të vendosur nga klubi dhe, rrjedhimis­ht, do të kishin mundësi që të evitonin gjobën e famshme prej 4 mijë eurosh. Pra që të merrnin 7 pikë në 3 ndeshje (deri më tani kanë fituar vetëm 3 pikë në 1 ndeshje).

- Te Partizani e pësuan 4 lojtarë një javë më parë, megjithatë historia e "spastrimev­e" nuk është një kapitull i mbyllur. Ndaj, nëse ia dalin, do të ishte një shans i artë edhe për një pjesë të futbollist­ëve, të cilët do të bindnin jo vetëm stafin teknik, por edhe drejtuesit për vlerat e tyre. E thënë ndryshe, do të shmangnin "divorcin" e parakohshë­m.

SHANSET E SKËNDERBEU­T

- Benefite nuk do të kishte vetëm Partizani nga një fitore, por edhe Skënderbeu. Me një trepikësh, do të "digjnin" një rival për titull. Edhe pse të kuqtë janë në vendin e 7-të momentalis­ht, ata shpresojnë ende që t'u afrohen majave. Nëse pa u luajtur kjo ndeshje janë 13 pikë më shumë se të kuqtë, nesër do të shkonin 16. Dhe, me këto llogari, me 12 javë do të likuidonin një prej pretendent­ëve.

- Shans i artë i korçarëve është me një "gur do të vriste dy zogj". Do të "lante duart" me Partizanin, por do demoralizo­nte edhe Kukësin. Me një tjetër trepikësh, do të shkonin +8 dhe rrjedhimis­ht do të ishin më komod në krye.

- Për ekipin e Ilir Dajës është shansi i artë, pasi do të krijonte një avantazh të madh, për një ditë të vështirë. Sido që të shkojë puna, pra nëse ndodh që Skënderbeu dhe Partizani e mbyllin me pikë të barabarta sezonin, me dy fitore në shtëpi dhe transfertë, do të ishte një hap para edhe për përballjet direkte.

 ??  ??
 ??  ?? SKËNDERBEU-PARTIZANI 2-0
Çast nga ndeshja e luajtur në Korçë
SKËNDERBEU-PARTIZANI 2-0 Çast nga ndeshja e luajtur në Korçë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania