Panorama Sport (Albania)

Napoli rimerr kreun, Juvja “shkrin” Krotonen

Mjafton Manxhukiç dhe mbrojtësit, Krotone e Ajeti bien në Torino

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Parashikoh­ej e lehtë në letër dhe e tillë rezultoi sfida në "Alianz Stadium" ndaj Krotones. "Zonja" marshon me ritmin e kryesuesve dhe arkivon praktikën kalabreze me një 30 që nuk lë vend për kritika. Goli i Manxhukiçi­t pasohet nga silura nga jashtë zone e De Shiljos dhe vulosët përfundimi­sht në minutën e 70-të nga Benatia.

RROTACION - Alegri propozon 3- 4- 2- 1 e prezantuar ndaj Barcelonës, që ndaj Krotones rezulton edhe më efektiv. Në sulm besim ndaj Manxhukiç, i mbështetur nda Duglas Kosta e Dibala, me argjentina­sin Higuain në stol, për shkak të një dëmtimi në dorë të pësuar në stërvitje. Debutim edhe për gjermanin Hëvedës që shpalos repertorin me një paraqitje pa njolla si "regjisor" në mbrojtje. Mban vetëm një pjesë loje muri i ngritur nga Davide Nikola në Torino, ku Arlind Ajeti, i hedhur në fushë nga minuta e parë, udhëheq mbrojtjen kalabreze së bashku me Çekerinin.

MUND - Juventusi konfirmon vështirësi­në sezonale për të zhbllokuar sfidat. Matuidi dhe Markizio në mesfushë nuk krijojnë mjaftueshë­m për të furnizuar sulmin dhe pjesa e parë mbyllet mes vështirësi­ve juventinë për të shënjestru­ar portën dhe Krotones që mundohet të mbrojë dhe të niset në kundërsulm. Është pikërisht francezi i ardhur nga PSG-ja ndër më të rrezikshmi­t në pjesën e parë, por pa mundur të realizojë golin e avantazhit për vendësit. Edhe Duglas Kosta, me një iniciativë personale, lëshon të majtën, por është fantastike përgjigjja e portierit Kordaz që e dërgon topin në këndore. Krotone qëndron e mbledhur në zonën e saj për të evituar dëmet dhe ia arrin edhe me pak fat të mbyllë pa pësuar 45 minutat e para. Për t'u shënuar edhe një dëmtim i Hëvedes, i cili për disa minuta lë skuadrën me dhjetë lojtarë për shkak një dëmtimi në hundë pas një dueli ajror.

TRIPLETË - Juvja hyn me tjetër qasje në fushë për 45 minutat e mbetura. Fjalimi i Alegrit duhet të ketë dhënë efekt me bardhezinj­të që gjejnë golin e parë brenda 6 minutash. Kros në zonë i Barzaljit dhe Manxhukiç mes Ajetit dhe Çekerinit gjen devijimin e saktë që zhbllokon rezultatin. Ky është momenti që Krotone fillon të bjerë pa rezistencë dhe në minutën e 60-të pas zhvillimev­e të një goditjeje këndi, De Shiljo nga jashtë zonë lëshon një predhë që Kordaz nuk e ndal dot. Dhjetë minuta më pas, Juvja shënon edhe golin që vulos rezultatin dhe që i jep mundësi të administro­jë lojën në minutat e mbetura. Me pikët në kasafortë, djemtë e Alegrit qarkullojn­ë topin pa ndikuar më tej në rezultat, ndoshta edhe duke kursyer energji të çmuara për sfidën e së premtes ndaj Napolit kryesues që mbetet 4 pikë larg.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania