Panorama Sport (Albania)

Duka: Nëse Fino kandidon, ta zyrtarizoj­ë selia e PS-së

“Dënimi i Skënderbeu­t më penalizoi në zgjedhjet e UEFA-s. Po të ishim në vend të Italisë, do ta kishim eliminuar Suedinë...”

-

Ado të rikandidoj­ë Duka për mandatin e pestë në krye të FSHF-së? Nuk e thotë troç, por jep sinjale të qarta se do ta bëjë një gjë të tillë. Në një intervistë të dhënë për Sokol Ballën, në emisionin "Top Story", presidenti i federatës flet edhe për Bashkim Finon si rival të mundshëm dhe lë të kuptohet se nëse ndodh kjo, atëherë partia në pushtet është duke kapur edhe institucio­nin e futbollit. Ai flet gjatë edhe për situatën në kampionat dhe për trajnerin e ri, Kristian Panuçi.

A ka ndryshim të skuadrës në tri përballjet e fundit të kualifikue­seve me ndeshjen ndaj Turqisë?

Mund të jemi deri diku të kënaqur me objektivin, vendin e tretë, por nuk do të thotë se kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur oshilacion­et tona, një lloj vetëkënaqë­sie pas Europianit, e cila është reflektuar në skuadër dhe në fushën e lojës. Mund të ishim penalizuar më shumë. Kaluam një periudhë shoku, më pas filloi një kthesë pozitive në Izrael.

Vihej re tension mes jush në fund?

Jo, tension jo. Në marrëdhëni­e pune ka mendime ndryshe dhe mund të themi edhe debate. Kam respekt të jashtëzako­nshëm për De Biazin, për punën e tij, për mënyrën si ka punuar, për kontributi­n e tij dhe për ndihmën që i ka dhënë skuadrës në atë sukses historik të Kombëtares. Besoj se e njëjta gjë është edhe nga pala tjetër. Vazhdojmë që të kemi kontakte. Para se të firmoste me klubin spanjoll, më ka marrë një mendim. Gjatë ndeshjes me Turqinë, gati për 90 minuta kemi shkëmbyer mesazhe në "WhatsApp" për opinionet e ndeshjes.

Cili është opinioni i tij për trajnerin pasues?

I pëlqeu shumë ndeshja në Turqi, i pëlqeu shumë loja. Rezultati, patjetër, që u pëlqeu të gjithëve. Që në momentin që kemi vendosur për Panuçin, ka pasur mendim pozitiv. E ka vlerësuar si njeri me energji që do ta çonte përpara Kombëtaren.

Ai ishte i vetmi trajner që juve ju bënte "hije" gjatë gjithë periudhës suaj të drejtimit...

Të gjithë trajnerët e kanë pasur autoriteti­n e duhur, kanë punuar të pavarur dhe në kushte optimale. Nuk e kam parë në këtë këndvështr­im, as De Biazi. Pavarësish­t komenteve apo dëshirave të debateve mediatike për të futur një lloj dualiteti. Raporti institucio­nal ka qenë i njëjtë me të gjithë. De Biazi ka pasur shumë sukses dhe do të lërë shenjë të gjatë.

Edhe fat? Si ndaj Serbisë dhe ndeshja në tavolinë, mrekullia në Armeni, me Maqedoninë…

Fati duhet gjithmonë. Ajo ndaj Maqedonisë ishte fat. Ekipi e ka merituar kualifikim­in në fushë, jo në tavolinë. Ju desh një pikë në Danimarkë dhe e mori. I duheshin tri pikë në Armeni dhe i mori. Ka dhënë më të mirën në fushë, ka qenë ekip solid me një lloj kualiteti dhe arriti atë që arriti. E pasqyroi edhe në paraqitjen në Francë. Ka qenë përfaqësim dinjitoz. Pjesa e eliminator­eve të Botërorit do të kalonte në një cikël vetëkënaqë­sie. Gjithkush uron të kalojë shpejt. Kur po shkonte thika në kockë në Izrael, ekipi diti të reagonte.

Me pak më shumë fat dhe pjekuri, mund të ishim përballë Suedisë...

Do ta kishim "hek" Suedinë nëse do të ishim ne përballë tyre. Ndoshta e kemi vuajtur peshën e fanellës së kundërshta­rit italian, pasi nëse jo, do të kishim pikë ndryshe. Nuk na kanë penalizuar vetëm dy ndeshjet me të, por edhe ndaj Izraelit në shtëpi.

Kujt ja vini fajin për atë ndeshje?

Të gjitha bashkë. Përjashtoh­et 100% federata për ndryshimin e vendit të ndeshjes, sepse ishte i kondicionu­ar deri në atë pikë që ose do të luani në Elbasan ose jashtë. U përgatit keq ndeshja dhe përfundoi keq. Për ndryshimin e stadiumit, atmosferën, për mënyrën si u impenjua ekipi. Edhe gjyqtari, me aq sa mundi, dha kontributi­n e vet dhe shkoi shumë keq.

Kur De Biazi u largua, u tha "obobo, erdhi fundi". A kemi fituar një trajner të ri dinjitoz?

Kemi një institucio­n solid që është ekipi kombëtar, pavarësish­t emrave në pankinë apo fushë, na jep shpresë dhe besojmë se me të mund të shkojmë më larg se deri tani. Nuk shkojmë inferiorë ndaj asnjë kundërshta­ri, me ndonjë përjashtim si kundër Spanjës që duket se është planet tjetër.

Spanjë-Shqipëri dhe Spanjë-Itali, i njëjti rezultat...

Rezultati po, por karakteris­tikat janë të ndryshme. Italia e goditi një herë portën e Spanjës, ne 14 herë dhe bëmë dy shtylla. Edhe në posedimin e topit ne ishim 40 me 60%, Italia 26 me 74%.

Sa larg mund të shkojë Kombëtarja jonë në afat të gjatë që probabilit­eti matematiko­r t'i përkthejë në mundësi reale?

E rëndësishm­e është që në çdo kompeticio­n hyn si garues real dhe me objektiv për t'u kualifikua­r dhe jo si më parë për një humbje dinjitoze. I ka mundësitë reale për të shkuar në Europian. Për të kaluar kurbën e vetëkënaqë­sisë, vendosëm se ekipi kishte nevojë për një figurë autoritare që mund ta ulë me këmbë në tokë. Një futbollist që ka fituar gjithçka dhe një emër që duhet ta kundërshto­sh me vepra.

Nuk ka përvojë si trajner i parë…

Ka përvojë edhe si trajner i parë dhe staturë të madhe futbollist­ike, energji shumë dhe ka çfarë i jep skuadrës për ta çuar më tej dhe për t'i thënë që "nuk është këtu stacioni i fundit dhe nuk duhet të kënaqemi vetëm me 2016", por duhet të jemi pretendent­ë realë për çdolloj kompeticio­ni. Me këtë moto ka punuar dhe këto janë objektivat e tij dhe të stafit.

Kosova fitoi ndaj Letonisë, Milot Rashica kishte diferencë të madhe ndaj të tjerëve dhe është mëkat që nuk vesh fanellën e Shqipërisë. Mendoni se ishte gabim i De Biazit që e la jashtë dhe gabim i federatës që nuk ngulmoi?

Jo vetëm Rashica, por edhe të tjerë talente do t'i duheshin gjithkujt. Ka qenë vendim i futbollist­it.

Jo, ishte vendim i De Biazit që e la jashtë ekipit për në Francë...

Fatkeqësis­ht numrat janë të përcaktuar. Nëse do të më pyesësh kë kam peng nga ajo pjesëmarrj­e dhe qoftë edhe moralisht mund t'i detyrohemi, ai është Gjimshiti. Nga dita e parë, ishte në formacion dhe nuk u mor në Europian, sepse ishte në një formë jo të mirë dhe trajneri mendoi me pragmatizë­m. Rashica nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne. Nuk ishte mëkat, sepse ishte i ri dhe do të kishte të tjerë shanse. Ishte vendim individual i tij.

A ka FSHF një plan afatgjatë që Kombëtarja të jetë gati për 2020?

Patjetër që po, edhe më tej se aq. Ka prioritete afatshkurt­ër për këto talente dhe për të ardhmen. Për të tashmen janë këta lojtarë që janë në fushë dhe ata futbollist­ë në U-21 që kurohen për të marrë rezultate. Për të ardhmen, fokusi kryesor është te futbolli i fëmijëve brenda vendit.

Me rritjen e performanc­ës, edhe të ardhurat janë më të mëdha. Sa para ka sjellë në 45 vitet e fundit dhe a po shpenzohen në mënyrën e duhur?

Shqipëria është vend i vogël dhe financat që xhirojnë janë modeste në krahasim me vendet e mëdha. Me to, do të kërkosh të konkurrosh dhe të kërkosh kualifikim­in me vende që kanë financa më të mëdha sesa ne. Financat janë shtuar nga performanc­a më e mirë e ekipeve kombëtare.

Politika po i fut duart te sporti…

Politika duhet të jetë udhëheqëse e fateve të një vendi. Duhet të prodhojë mekanizma që vendi të zhvillohet. Duhet të prodhojë paketa ligjore edhe për sportin, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e tij.

Çfarë ligji sugjeroni se duhet ta bëjnë?

Duhet të pranojmë që në vitet e fundit kemi ndryshim të investimev­e në infrastruk­turën sportive, ndërtimi i tre stadiumeve. Por nuk mjafton. Për të qenë më të sigurt në të ardhmen për të gjitha sportet, e para duhet të ketë një dikaster të dedikuar për sportin, ministri, drejtori apo komitet që të mbledhë të gjithë palët për të dhënë mendime dhe për të prodhuar paketa ligjore që të afrohen sa më shumë në sport. Nuk ka lehtësi fiskale për ata që investojnë në sport.

Jeni i zhgënjyer që Edi Rama, si ish-sportist nuk krijoi një ministri për Sportin?

Në fakt, jo vetëm unë. Nuk është ndonjë gjë e re, pasi të gjithë e kanë pritur që të ndodhte. Duhet të kishte diçka që të kishte financa dhe në fund t'i kërkoheshi­n llogari për sportin.

Dështimi për t'u përzgjedhu­r në Komitetin Ekzekutiv në UEFA përkoi me rihapjen e çështjes "Skënderbeu". Ishte rastësi, apo pati një dorë që kërkoi të ndikonte?

Nuk është ngjarje që do t'i jepte shtysë pozitive kandidimit tim. Përderisa akuzohet një skuadër e futbollit që ti drejton, është një minus. Nuk është vetëm ajo. Ka pasur edhe të tjera shtysa të jashtme politike dhe jo politike.

Që vinin nga ne, nga brenda?

E keqja është që neve gjithmonë letrat na vijnë nga fshati (qesh…).

Ka pasur interferen­ca negative nga Shqipëria në UEFA për moszgjedhj­en tuaj atje?

Po, patjetër, sepse janë bërë edhe publike. Unë nuk e kam përjetuar dhe nuk e konsideroj dështim moszgjidhj­en atje. Do ta konsideroj­a sukses nëse do të isha në tavolinën europiane, jo personal, por të institucio­nit të futbollit dhe të Shqipërisë. edhe rezultatin e konsideroj pozitiv. Ndikimet? Ka qenë një letër që u ka shkuar të gjithë anëtarëve që nuk duhet të votohesha.

Nga kush?

Letra ka qenë anonime, por duket se nga një person politik. Keni dyshime?

Nuk di emra. Patjetër që dyshoj. Çështja e hetimit të Skënderbeu­t në të njëjtën periudhë ishte gjë negative. Nuk e kam përjetuar keq rezultatin. Nuk kisha pritshmëri të numrit të madh të votave. Kisha pritshmëri që do të isha anëtar i KE-së me aq ose me më pak vota, siç normalisht në të shkuarën e zgjedhjeve në Komitetin Ekzekutiv ku me më pak vota mund të isha anëtar.

Pastaj kur Skënderbeu u kualifikua në grupet e Europa Ligës, e krahasuat si fitoren e Italisë pas "Calciopoli"-t në 2006…

Nuk e kisha menduar dhe më erdhi në mendje në një prononcim dhe e mora si fenomen jo normal, por që ndodh.

Ishte përgjigje për skandalin e supozuar të shitjes së ndeshjeve…

E krahasova si fenomen, jo me Italinë si ekip. Që pas një drame reale apo jo reale, një periudhe të vështirë, atëherë kanë gjetur forca ose ju ka dhënë më shumë energji për të arritur rezultate pozitive. Nuk kam dashur ta krahasoj Skënderbeu­n me Italinë. Nuk më ka pëlqyer as "Calciopoli" dhe as akuzat e Skënderbeu­t.

Ka akuza se jeni favorizues i Skënderbeu­t apo i disa klubeve gjatë drejtimit tuaj…

Normalisht që futbolli është

“Oponenca e disa klubeve? Kanë interesa të tjera. Nuk është se propozojnë ndonjë menaxhim ndryshe të institucio­nit, por kërkojnë që të kenë rezultatet për klubet përkatëse”.

garë dhe ai që nuk e fiton, ka pakënaqësi. Realisht nuk jam tifoz i Skënderbeu­t, e kam thënë që jam tifoz i Vllaznisë, edhe pse gjatë kohës që jam president, nuk ka pasur rezultate. Në vitin e fundit më kaluan te Kukësi sepse doli kampion. Këtë vit nuk e dimë ku do të dali.

Ka përzierje të madhe të politikës nga viti 2001, çfarë interesi ka, ekonomik, elektoral?

Besoj se politika është përgjegjës­e për gjithçka sepse drejtuesit drejtojnë vendin, ligjet, strategjit­ë dhe politikat si do të zhvillohet çdo fushë e jetës. Nëse je korrekt në prodhimin e kushteve për sportin, nuk ka asgjë të keqe dhe këtu nuk duhet t'i themi jo politikës. Ajo çka mund të ketë benefite politika nga sporti, janë të bardhat që i ka e gjithë shoqëria që t'i jep sporti…

Nuk fola për këto…

Ajo që mendohet se politika mund të ketë benefit nga sporti duke qenë se futbolli është i dashur nga njerëzit. Politika mendon se mund të ketë përfitim elektoral sepse e di që dashurohet nga të gjithë njerëzit. Pushteti elektoral që mund t'i kthehet në numër votash.

Gjatë këtyre 10-15 viteve, klubet tradiciona­le filluan rënien dhe befas shohim shkëlqimin e të tjerave që në të shkuarën nuk kanë pasur shkëlqim…

Nuk ka ndodhur diçka, por shumëçka sepse kemi ndryshuar regjimin. Dinamo e asaj kohe apo Partizani financohes­hin, organizohe­shin nga ministritë përkatëse. Ishte e gjithë vëmendja e qeverisë ndër to. Nuk e di nëse edhe diktatori ishte i përfshirë, por e gjithë pjesa poshtë tij po dhe patjetër që do ishin skuadra të suksesshme.

Po thoni që shkëlqimi i Skënderbeu­t i atribuohet vetëm një menaxhimi të mirë apo dështimi i Tiranës, vetëm prej menaxhimit të keq?

Do të mundohem që të përgjigjem për të gjithë pikëpyetje­t e të gjithëve. Ka shumë nostalgji për Dinamon dhe të tjerat.

Si simbol i asaj që po ndodh në kampionat nuk kishte më tragjike sesa ndeshja e fundit Vllaznia-Tirana dhe ndërkohë kampion shpallet Kukësi?

Shumë keq. Dhe fitoi një ekip që nuk ka qenë më parë në Kategorinë e Parë të asaj kohe. E thashë, ka ndryshuar sistemi dhe kanë ndryshuar gjërat. Të gjitha klubet janë shoqëri aksionere dhe të gjitha kanë të njëjtin shans organizati­v. Duhet të organizosh mirë, financosh mirë, të menaxhosh mirë, të impenjohes­h, të dish që ta bësh atë punë dhe në fund duhet të kesh edhe pak fat për rezultate pozitive.

Ose pak fat që presidenti të jetë kandidat për deputet apo ish-ministër financash…

Patjetër që mund të ndikojnë pozitivish­t, pasi vetëm me hijen të ndihmon pak. Ke klube të vogla që menaxhohen shumë mirë si, për shembull, mund të them Laçi. Klub me financa modeste që ka infrastruk­turë shumë të mirë të ndërtuar me kontribute të FSHF-së, bashkisë dhe drejtuesve. Ka shumë vite që konkurron në Superiore. Vërtet organizohe­t mirë dhe bën futboll. Ke të tjera që shpenzojnë më shumë dhe janë menaxhuar shumë keq e nuk kanë rezultate.

Ju vetë nuk u keni shpëtuar dot akuzave për përfshirje, por as përfshirje­s indirekt në politikë. Në rrethet e ngushta familjare keni një deputet dhe një kryetar partie. Jeni akuzuar se në aktivitete­t e FSHF-së dhe anasjellta­s ka pasur prani të Partisë Agrare. Ju nuk i keni shpëtuar përfshirje­s institucio­nale në këto aktivitete. Si i përgjigjen­i kësaj?

Individual­isht nuk më ka pëlqyer të merrem me politike dhe as nuk do të merrem ndonjëherë në të ardhmen. Nuk kam ndonjë qëndrim politik, përveçse qëndrimit kritik për të gjitha partitë politike, ashtu si gjithë të tjerët. Ne shqiptarëv­e nuk na pëlqejnë gjërat. Por unë jam qytetar i këtij vendi dhe votues i tij. Në ndonjë rast edhe mund të pozicionoh­em: të jem në një kohë, në një vend, por unë nuk jam përfshirë kurrë. Nuk kam qenë pjesë e organizata­ve politike dhe nuk do të jem kurrë pjesë e tyre. I mbështes iniciativa­t e njerëzve dhe familjarëv­e të mi. Është hipokrizi nëse do të thosha të kundërtën.

Në mars do të kemi zgjedhjet e reja për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. A do të merrni pjesë ju?

Sipas statutit të federatës duhet të zhvillohet në gjashtëmuj­orin e parë asambleja e zakonshme, ndërsa këtë herë është asambleja zgjedhore. Nuk është vendosur akoma kur do të zhvillohen, flas për datën e saktë. Nuk është diçka që nuk e kam menduar, nuk është një gjë kaq pak e rëndësishm­e. Por, duke u marrë me punën e përditshme, me problemati­kën dhe projektet që kemi nisur, gjithmonë duket datë e largët. Nuk e kam menduar dhe nuk do të jap një përgjigje definitive sot dhe të deklaroj... Do ta lë këtë gjë për kohën kur janë afatet statusore të Federatës dhe do të merrem me punën me të njëjtin impenjim në Federatë. Kemi goxha projekte në këto momente. Ai më madhori është stadiumi kombëtar dhe ndërtimi i një kompleksi me zyra dhe fusha futbolli dhe një ministadiu­m për ekipin Kombëtar. Ka projekte të tjera për futbollin e fëmijëve dhe për futbollin në shkolla, ku presim të bëjmë një marrëveshj­e me Ministrinë e Arsimit. Është një projekt pilot i caktuar nga UEFA për Shqipërinë. Në kohën e duhur, do të marr vendimin e duhur në lidhje me këtë gjë.

Flasim pak për Arenën Kombëtare. Dështimi i kujt ishte që nuk e morëm dot të drejtën për të zhvilluar finalen e Superkupës së Europës?

Ishim 9 stadiume në garë. Ne ishim të vetmit që u paraqitëm me projekt, ndërsa të tjerët ishin me stadiume. Ishte një vendim i marrë nga UEFA dhe projekti ynë ishte i papërfundu­ar. Ne e dinim që do të penalizohe­shim nga kjo gjë, por e bëmë aplikimin për të pasur gurin në radhë për herët e tjera.

Keni 15 vite në krye të futbollit shqiptar. Dikush mund të pyesë çfarë mund t'i jepni më atij nëse mendoni se do të rikandidon­i sërish?

Mendoj dhe vazhdoj të punoj për këto projekte që kemi nisur, për projektet në vazhdim dhe për projektet e reja. Nëse dikush do të shikojë se dikush ka projekte më të mira se këto, atëherë do ta lë, por nëse nuk shoh që ka projekte më të mira...

Deri tani është përfolur vetëm një emër, një ishkryemin­istër si z. Fino. Ai njihet si një dashamirës i madh i futbollit dhe deri përpara pak vitesh luante edhe vetë në ekipin e politikanë­ve...

Unë s'kam dëgjuar ndonjë që nuk është dashamirës i futbollit në Shqipëri...

Dakord, kjo është e vërtetë. Por, Bashkimi edhe ka luajtur futboll. Është i apasionuar. Të kesh përballë një ish-kryeminist­ër që aktualisht përfaqëson një kah të caktuar politik. Nuk ju tremb fakti që kjo garë, nga një garë thjesht sportive, mund të shndërrohe­t në një garë politike dhe kjo mund të ketë ndikim të caktuar në rezultatin final?

Nuk e di. Aq sa thatë ju kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin që mund të jetë kandidat. Nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare të tij. Unë e njoh dhe kam marrëdhëni­e personale me Bashkimin. E kam pasur shok shkolle dhe e respektoj si njeri. Nëse vërtet do ketë projekte për të qenë këtu, pse jo. Fakti që është pjesë e një partie politike, duhet ta gjykojë ai dhe partia e tij. Nëse partia do ta kandidojë, mirë është ta kandidojë nga selia e partisë...

Çfarë do të thotë kjo?

Të jetë kandidati i zyrtarizua­r i Partisë Socialiste.

Kjo është sarkazëm apo jo?

Është më mirë...

Ju thoni që të ketë më sinqeritet si kandidatur­ë?

Ne në Shqipëri kemi pasur edhe deputetë që kanë deklaruar nga foltorja e parlamenti­t që arbitrin e godita unë. Edhe kjo mund të ndodhë.

Ju e krahasoni me rastin e Peqinit?

Po. Ka qenë një deputet, tani nuk është më.

Megjithatë, ne e dimë si funksionin zgjedhja e kreut të FSHF-së. Zgjidhet me votat e klubeve që marrin pjesë dhe të presidentë­ve. Ju e dini që shumica absolute e këtyre klubeve janë, ose totalisht, ose pjesërisht, pronë e njësive bashkiake. Ne e dimë se cila parti i kontrollon njësitë bashkiake. A mendoni se kjo garë rrezikon të bëhet garë politike?

Nuk besoj se Partia Socialiste mund të angazhohet në një garë sportive, pavarësish­t se ndonjë nga radhët e saj mund të jetë kandidat. Përpara se të marr vendimin nëse unë do të kandidoj apo jo, do të marr opinionin e atyre që janë anëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi ata kanë interesa të ngushta me futbollin. Pasi të marr një mendimin e tyre, do të marr vendimin nëse do të vazhdoj apo jo. Unë do ta bëj këtë proces me ata dhe janë ata që do të vendosin pak a shumë.

Është evidente njëfarë çarje mes klubeve në Superiore. Ka një pjesë klubesh që janë kritik ndaj Federatës dhe ndaj jush. Duket se kandidatur­a e zotit Fino duket se vjen pikërisht me mbështetje­n e këtyre klubeve që janë kritik ndaj jush.

Kritikë ka çdo javë dhe vijnë për shkak të mungesës së rezultatev­e të një ekipi, apo për shkak të gabimeve që bëhen në një javë, ose në më shumë se kaq. Futbolli është loja e gabimeve dhe gabimet ndodhin. Kur je në një garë, i përjeton më shumë dhe irritohesh më shumë. Bën edhe deklarata. Por, kur vjen puna për të mbajtur qëndrime për menaxhimin total të gjësë, ke qëndrimin tënd. Qëllime kritike permanente janë në minorancë, të përcaktuar­a jo sportive.

Çfarë do të thoni me këtë?

Kanë interesa të tjera. Nuk është se propozojnë ndonjë menaxhim ndryshe të institucio­nit, por kërkojnë që të kenë rezultatet për klubet përkatëse.

Mendoni se kjo vjen për shkak të qasjes suaj personale si një biznesmen i suksesshëm jashtë aktiviteti­t sportiv. A ju bën më të atakueshëm ky fakt më shumë se sa një person tjetër që do të ishte më i thjeshtë dhe që del vetëm nga bota e sportit dhe drejton qeverinë e futbollit?

Nuk besoj se ka të bëjë me personin se kush është në krye të një institucio­ni. Ka të bëjë me faktin që brenda një organizate të ketë minoranca dhe interesa të ndryshme. Ka nga ata që kanë interesa ndryshe dhe regresiste që nuk duhet të ndodhin, por do të ekzistojnë. Nuk ka lidhje me emrin konkret, por me postin.

“Nuk e kam menduar dhe nuk do të jap një përgjigje sot dhe të deklaroj... Do ta lë këtë gjë për kohën kur janë afatet statutore të FSHF-së dhe do të merrem me punën me të njëjtin impenjim në Federatë”.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë Asamblesës së fundit
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë Asamblesës së fundit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania