Panorama Sport (Albania)

Milan heq Montelën, Gatuzo trajneri i ri

Krerët vendosën gjatë natës, ikja e “Aeroplanit” habiti ekipin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në paraditen e djeshme, rreth orës 11.00, klubi i Milanit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, komunikoi shkarkimin e Vinçenco Montelës. Ky është shkarkimi i parë i epokës kineze. Pika e marrë ndaj Torinos, ishte ajo që me sa duket mbushi kupën me skuadrën që tashmë do të drejtohet nga trajneri i ekipit të të rinjve Xhenaro Gatuzo. Në 64 ndeshjet që drejtoi kuqezinjtë, Montela fitoi 32 dhe humbi 18 (6 në këtë sezon). Burime pranë klubit milanez bëjnë të ditur se vendimi është marrë në orët e para të së hënës pas një bisede të gjatë mes drejtuesve italianë dhe presidenti­t kinez Jonghong Li.

SHKARKIMI - Me Marko Fasonen e pranishëm në zyrat e Ligës Italiane të Serisë A, ka qenë Masimilian­o Mirabeli që i ka komunikuar vendimin Montelës nëpërmjet telefonit. Drejtori sportiv ka mbërritur në qendrën stërvitore të "Milanellos" pak pas bërjes publike të lajmit. Mësohet se edhe lojtarët janë shtangur nga ky ndryshim që me sa duket ka qenë i papritur edhe për ata. Duke u bazuar në rezultatet e fundit, ekipi nuk e kupton këtë zgjedhje të presidencë­s.

ROKADAT - Teksa Montela përgatitej për largimin, skuadra është stërvitur nën urdhrat e Mauro Inauratos, përgatitës­i atletik i mbërritur në klub vetëm një javë më parë. Xhenaro Gatuzo është paralajmër­uar disa ditë më parë për mundësinë e drejtimit të ekipit të parë, por nuk ka qenë në dijeni të ndryshimit të djeshëm dhe paraditen e së hënës ndodhej për vizitë në burgun e "San Vittore"-es. Për sa i përket vendit të tij te ekipi i të rinjve, ai do t'i besohet Alesandro Lupit, tekniku aktual i Milanit U-17.

MONTELA - Vetë Vinçeno Montela ka pranuar vendimin e klubit dhe në daljen e tij nga qendra stërvitore e "Milanellos", është ndalur pak minuta për mediat. Ish-trajneri kuqezi ka falënderua­r klubin, tifozët dhe skuadrën duke i uruar suksese pasardhësi­t të tij. Mbi arsyet e shkarkimit ai deklaroi: "Është shkarkimi im i parë si trajner. Më vjen keq për skuadrën që në këto muaj më kanë dhënë shumë, fanellën dhe tifozët. Jam i vetëdijshë­m se kam dhënë më të mirën. Ndërgjegje­n e kam të pastër dhe e di se kam gabuar disa herë. Nuk prisja të shkarkohes­ha sot (dje), por i klubi ish-

te i pakënaqur me rezultatet dhe në të tilla situata është e drejtë që të paguajë trajneri".

EKIPI DHE KLUBI - Në lidhje me marrëdhëni­en me futbollist­ët, Montela ka sqaruar: "Raporti me lojtarët ishte i shkëlqyer dhe jam krenar që isha pjesë e Milanit. Edhe me klubin

nuk kisha as më të voglin problem". Montela nuk preferoi të fliste për faje dhe fajtorë, por në fjalët e tij u pa dëshira për të mos mbajtur të gjitha përgjegjës­itë mbi vete. "Detyrat zakonisht ndahen, por në këtë rast faji është i trajnerit që nuk arriti të respekton afatet dhe

objektivat e paracaktua­r në fillim të sezonit. Të gjithë kemi gabuar nga pak, por për sa i përket anës teknike, marr përsipër çdo përgjegjës­i", tha ishtekniku kuqezi përpara se të mbyllte xhamin e makinës e të dilte për herë të fundit nga portat e "Milanello"-s.

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania