Panorama Sport (Albania)

Operohet Higuain, mungon me Napolin dhe ndaj Interit

Për Juven, në dyshim edhe Kuadrado, Lihshtajne­r e "Berna"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mundën Krotonen, duke bindur vetëm në pjesën e dytë, por udhëtimi në Napoli për Juventusin, të premten, do të jetë tepër i vështirë. Ajo që meriton të quhet dueli për titull do të ketë një mungesë shumë të madhe, atë të Gonzalo Higuainit. Ish- i i shumëpritu­r dhe i urryer nuk do të jetë në "San Paolo", në ato 90 minuta plot adrenalinë të pastër, në të cilën "Pipita" do të mungojë si rrjedhojë e një frakture të vogël në dorë. Por ai që fillimisht ishte dukur një problem që mund të zgjidhej pas ndeshjes me Krotonen, në të vërtetë, radiografi­a ka treguar se argjentina­si duhet ta operojë dorën dhe nuk duhet të rrezikojë që të ketë tronditje. Trajneri Alegri, i cili e kishte lëshuar këtë alarm në pritje të transfertë­s në Napoli, përmasat janë bërë dje edhe më të mëdha, sepse doktori që do ta operojë, Mateo Vitali, flet edhe për të paktën 2 javë (ose 3) qëndrimi jashtë fushe. Kjo do të thotë se, përveç Napolit, ai do të humbë jo vetëm sfidën vendimtare me Olimpiakos­in, në Athinë, për kualifikim­in në Ligën e Kampioneve, por është në dyshim tepër serioz edhe për sfidën tjetër për titull, pas dy javësh, kundër Interit. Gjithsesi, telashet për Masimilian­o Alegrin nuk përfundojn­ë këtu, sepse formacioni i tij është i gjithi i varur nga të dëmtuarit. Nëse mbrojtësi Xhorxho Kielini është e sigurt që do të rikthehet, në dyshim serioz janë anësori i djathtë, Stefan Lihshtajne­r dhe dy mesfushorë­t ofensivë, Huan Kuadrado dhe Federiko Bernardesk­i. Dhe të gjitha këto lajme janë një dhimbje koke për trajnerin bardhezi, i cili edhe një herë tjetër duhet të shpikë një formacion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania