Panorama Sport (Albania)

Mesi i trembet Bajernit: Favorit për Champions-in

)ulmuesi argjentina­s e sheh skuadrën e *ejnkesit gati për titullin në +hampions

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Disfata në përballjen me Gladbahun nuk i ka ndrydhur euforinë skuadrës së kampionëve gjermanë, pasi me 29 pikë të grumbullua­ra ata janë ende skuadra, e cila kryeson Bundesligë­n gjermane. Edhe në Champions League, tifozët e skuadrës bavareze mbeten optimistë për rrugëtimin e saj në fazën e radhës. Me rikthimin e Jup Hejnkes, skuadra e Bajernit është duke synuar sërish tripletën, sikurse ishte ajo e vitit 20B3. Madje, një prej yjeve të futbollit europian, mendon se Bajerni është një prej skuadrave më të mira të këtij sezoni në Champions League. Lionel Mesi është një prej lojtarëve me më shumë tituj kampion dhe pretendent favorit për "Këpucën e Artë". Gjatë ditës së djeshme, ylli i skuadrës spanjolle të Barcelonës ka folur duke deklaruar disa prej skuadrave më të fuqishme të këtij sezoni në Champions League, ku një prej tyre ka qenë edhe Bajerni. Gjatë një deklarate, Mesi ka thënë: "Mançester Siti është një nga ekipet me më shumë potencial sikurse edhe PSG, megjithatë ka ende kohë për të parë se cili do të jetë në formën e tij më të mirë". Gjithashtu, ai ka folur edhe për Realin e Madridit duke shtuar: "Nuk do ta eliminoja kurrë Realin nga ekipet më të forta në Europë nga eksperienc­a dhe klasi i tyre, megjith- atë ata nuk po marrin rezultatet e pritshme". Mesi ka thurur elozhe edhe për Bajernin ku tha: "Bajerni është një nga skuadrat më të forta dhe më të mëdha në Champions dhe janë gati për këtë titull". Bajerni arriti të mundte Barcelonën në gjysmëfina­len e sezonit 20B3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania