Panorama Sport (Albania)

Partizani-Skënderbeu,Partizani- Skënderbeu, polemika për “flamurin”“flamurin” nënë ditënditën e e Pavarësisë­Pavarësisë

Të kuqtë ankohen për një një “gol” “gol” të të anuluar, anuluar, Daja: Daja: I I dominuam! dominuam!

- ILIR CARA

Partizani dhe Skënderbeu u ndanë në paqe në takimin e luajtur mbrëmë në "Selman Stërmasi" në prag të festës së Pavarësisë dhe lirimit të vendit. Të dy ekipet dëshironin fitoren për shumë arsye, por nuk arritëm më shumë se një barazim pa gola. Pika pa dyshim që u ka vlejtur korçarëve që ruajnë diferencën me ndjekësit më të afërt, ndërsa të kuqtë shpërdorua­n një mundësi për t'u afruar me kreun, pasi janë 13 pikë larg vendit të parë që mbahet nga korçarët. Në takimin e djeshëm, në njëfarë mënyre, mund të thuhet se fitoi edhe frika, pasi të dyja skuadrat i kushtuan rëndësi të veçantë fazës mbrojtëse duke mos marrë aventura të rëndësishm­e në fazën sulmuese. Partizani vinte në këtë takim pa Starovën në drejtim, pasi ishte i pezulluar dhe Klevis Dalipi dha udhëzimet nga pankina. Korçarët humbën një ditë para ndeshjes Kristi Vangjelin, por Taku e kreu më së miri detyrën si mbrojtës i djathtë. Takimi nisi më mirë për të kuqtë, pasi e gjetën golin që në minutën e katërt me Prognin, por për anësorin okaj lojtari ishte në pozicion jashtë loje. Rast i diskutuesh­ëm. Partizani i kushtoi vëmendje të veçantë mbulimit të "yjeve" të Skënderbeu­t, mision që u arrit me sukses. Partizani harroi të zhvillonte lojën e tij në sulm, duke u marrë me bllokimin e korçarëve. Të kuqtë shfaqën shpirt gare, por korçarët tregun zhdërvjell­tësi në qarkullimi­n e topit. Ndërsa loja e Partizanit ishte e fragmentiz­uar në sektorë të veçantë dhe me topa të gjatë. Gjithsesi, në pjesën e dytë, të kuqtë humbën dy mundësi të arta shënimi, pasi në fillim Trashi dhe në fund Sukaj shpërdorua­n.

PJESA E PARË - Partizani e nisi ndeshjen thuajse si ndaj Kukësit, me dy zëvendësim­e të vogla, ku Batha kishte zënë vendin e tij në qendër dhe me Asanin nga fillimi. Trajneri Daja i besoi formacioni­t që triumfoi ndaj Dinamos së Kievit, me përjashtim të Vangjelit të dëmtuar. Ndeshja nisi me insistimin e të kuqve, të cilët arrijnë të shënojnë në minutën e 4- t, por goli i Prognit anulohet nga ngritja e flamurit të anësorit okaj. Për minuta të tëra loja përqendroh­et në mesfushë, por në këtë pjesë iniciativa

është në anën e vendësve, të cilët e kërkojnë me ngulm golin, por duket qartë që vëmendja mbetet te mbulimi i pikave të forta të korçarëve. Duke ditur që mesfusha dhe sulmi i Skënderbeu­t ka elementë cilësorë, të kuqtë e përqendrua­n shumë

lojën në neutralizi­min e këtyre pikave, por harruan të mbështesin si duhet dy sulmuesit e tyre, Progni dhe Bardhi. Mbrojtja e Partizanit gjatë gjithë ndeshjes e ka kryer më së miri detyrën, duke mos u dhënë mundësi korçarëve që të rrezikojnë. Rasti

më i pastër i korçarëve në këtë pjesë u shënua në minutën e 20-të, kur Xhejms shpërdoron. Në minutën e 39-të, Batha mundohet të surprizojë me një gjuajtje nga larg, por Shehi është i vëmendshëm. 45 minuta mbyllen me volum loje, por me rrejta të paprekura.

PJESA E DYTË- Pjesa e dytë nis me një ritëm më të ngadaltë, por në dallim nga e para, janë korçarët ata që janë më të qartë. Nëse Partizani luan në zona të ngushta, kryesisht në krahun e djathtë, Skënderbeu e qarkullon topin në gjithë perimetrin e fushës, gjë e cila bën që "demat" të tërhiqen pak prapa. Përpos dominimit të miqve në qarkullimi­n e topit, raste më të pastra i patën të kuqtë, ku në minutën e 66-të, Trashi i surprizon tifozët me shpërdorim­in e një rasti "të artë" për të shënuar. Kjo mundësi iu dha edhe Sukajt në sekondat e fundit të ndeshjes, por gjuajtja e shkodranit ishte shumë e lehtë. Pas minutës së 70-të, me lojën që po luhej, të jepej përshtypja se të dy ekipet kënaqeshin me barazimin, mjafton që të mos mundeshin. Daja i bëri të tre zëvendësim­et, ku Osmani, Mici dhe Muzaka ia lanë vendin Nimagës, Jashanicës dhe Ditës. Ndërsa Dalipi kreu vetëm dy ndërrime, Kotobelli hyn në vend të Asanit dhe në minutën e 82-të, Sukaj zë vendin e Bardhit.

 ?? FOTO: LSA ?? Partizani- Skënderbeu 0- 0 Çast nga ndeshja e djeshme
FOTO: LSA Partizani- Skënderbeu 0- 0 Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania