Panorama Sport (Albania)

Alavesh shkarkon De Biazin: Ja pengu im

Humbja e fundit rezultoi fatale, 3 fitore në 8 ndeshje

- GENTJAN ALINANI

Xhani De Biazi shkarkohet nga Alaveshi. Ka zgjatur më pak se dy muaj aventura e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare në krye të stolit të skuadrës spanjolle. U emërua në 22 shtator të këtij viti dhe ditën e djeshme mori njoftimin se nuk do të jetë më pjesë e Alaveshit. Rezultatet e dobëta...

Xhani De Biazi sh karkohet nga Ala veshi. Ka zgjatur më pak se dy muaj aventura e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare në krye të stolit të skuadrës spanjolle. U emërua në 22 shtator të këtij viti dhe ditën e djeshme mori njoftimin se nuk do të jetë më pjesë e Alaveshit. Rezultatet e dobëta dhe problemet e shumta që po kalonte skuadra, bënë që De Biazi të mos e ndryshonte ecurinë edhe pas 5 ndeshjesh duke e lënë Alaveshin aty ku e mori, në vendin e fundit, edhe pse me gjashtë pikë më shumë. Drejtimin e skuadrës do ta marrë Havi Sabejo. "Klubi i Alaveshit kërkon të njoftojë se ka zgjidhur kontratën me trajnerin Xhani De Biazi pas rezultatev­e të marra në La Liga. Për momentin, Havier Sabejo do të marrë drejtimin e ekipit. Falënderoj­më De Biazin për punën e realizuar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë fat në të ardhmen e tij profe- sionale", shkruhet në njoftimin zyrtar.

REZULTATET- Xhani De Biazi e nisi mjaft mirë aventurën me Alaveshin duke marrë një fitore me Levanten, e cila riktheu shpresën dhe besimin se ekipi spanjoll do të mbijetonte mes më të mirëve në Spanjë. Por ajo fitore filloi të zbehej me kalimin e javëve, kur Alaveshi humbi me Sociedadin, Betisin, Valencian, Getafen dhe Eibarin. Mes tyre, De Biazi arriti të triumfonte edhe në ndeshjen me Espanjolin me rezultatin 1-0 në kampionat dhe të fitonte ndaj Getafes në Kupën e Mbretit. Gazeta spanjolle "AS" shkruan se ndeshja e fundit ndaj

Eibarit rezultoi fatale për fatin e De Biazit, pasi drejtuesit kërkonin patjetër që skuadra të reagonte dhe të rikthehej te fitoret, por u mposht 1-2 në shtëpi. Humbje që nuk e shmangu dot vendimin drastik të këshillit administra­tiv të Alaveshit. Xhani De Biazi e drejtoi ekipin spanjoll në tetë ndeshje në total dhe arriti të fitonte 3 prej tyre ]2 në kampionat dhe 1 në kupë^. Shumë pak për të "mbijetuar". De Biazi u largua nga Kombëtarja shqiptare pas fitores me Izraelin 0-3 në transfertë dhe ia la vendin pasardhësi­t të tij, Kristian Panuçi.

DEKLARATA- Xhani De Biazi ka reaguar ditën e djeshme pas largimit. "Fillimisht dua të falënderoj Alaveshin, lojtarët që punuan për të ndryshuar rrugën dhe ata që dhanë kontribut për të përmirësua­r situatën. Pengu më i madh ishte që nuk kisha shumë kohë për të ndërtuar skuadrën me shpirt dhe me një identitet ndryshe nga ai i mëparshmi", shkruan De Biazi në rrjetet sociale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania