Panorama Sport (Albania)

"Ultras Guerrils" kanë thumbime për të gjithë

-

Grupimi i tifozëve të Partizanit, "Ultras Guerrils", kanë treguar dhe dje hapur pakënaqësi­të në lidhje me drejtuesit e klubit dhe mënyrën se si ata e kanë ndërtuar skuadrën e këtij sezoni. Nëpërmjet mesazheve, ata kanë thumbuar fillimisht drejtorin sportiv, Antonelo Preiti, duke i kujtuar një deklaratë të tij të dhënë pak kohë më parë që u shpreh se kishte marrë pjesë në shitjen e Kuadrados për 40 milionë euro nga Udineze te Juventus. "Uno radiator e l'altro 'Cuadrado' a 40 milioni. D anoi avete portat un muchio di bidoni", ishte parulla që i drejtohej Preitit, që e përkthyer në shqip përshtatet: "Një tjetër lojtar skarco është një 'Kuadrado' që vlen 40 milionë, por te ne keni sjellë një mal me bidona". Gjithashtu një mesazh ka pasur edhe për presidenti­n Demi dhe numrin e madh të këshilltar­ëve që ai ka në klub. "President janë këtu në tribunë të vërtetët, ju dhe këshilltar­ët peng të premtimeve mbetët". Ndërkohë që, edhe pse nuk ishte i pranishëm në pankinë për shkak të dënimit, ultrasit e kuq nuk kanë lënë pa thumbuar edhe trajnerin Starova. "Nuk bëhet ekipi fitues nga "Facebook"u i gruas". Pak kohë më parë, trajneri ka përdorur rrjetin social të bashkëshor­tes për t'i kthyer përgjigje profesorit të njohur, Përparim Kabo, në lidhje me një koment që ai kishte bërë për gjendjen e Partizanit. Tifozët e Skënderbeu­t, “Ujqërit e Dëborës”, shpalosën këtë banderolë dje në stadium: “Kampionët e komitetit, jo më pjesë e realitetit. Skënderbeu me meritë, Europën sot traditë”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania