Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Arbitri anësor gaboi me... flamurin

oli i Prognit ishte i rregullt, na u mohua dhe një penallti

-

Zv. trajneri i Partiza nit, Klevis Dalipi, ka pasur rezerva për gjykimin pas ndeshjes së djeshme, ndërkohë që ka vlerësuar lojën e bërë nga futbollist­ët e tij. Në deklaratën e dhënë për RTSH, pas takimit ai u shpreh: "E dinim që në fillim se do të luanim një ndeshje të vështirë, megjithatë besoj se kemi bërë mirë. Nëse do të kishim realizuar dy rastet që na janë dhënë me Trashin dhe Sukajn, gjërat do të ishin ndryshe. Kemi rreshtuar një skuadër 4-4-2 në fushë dhe Bardhi me Prognin kanë bërë mirë, por ishim edhe të pafat", ka thënë fillimisht trajneri, i cili flet dhe për gjykimin. "E kam parë në pamjet filmike rastin e golit të anuluar të Prognit dhe mendoj se ai është në pozicion të rregullt, pra na është anuluar një gol. Gjithashtu në rrëzimin e Asanit kemi të bëjmë me një penallti për Partizanin, pasi Jashanica i ka vënë të dyja duart në trupin e tij dhe nuk ka qenë i interesuar aspak për topin", ka vazhduar Dalipi.

KARIKIMI - Trajneri ka treguar edhe bisedën që ka pasur me futbollist­ët e tij në pushimin mes dy pjesëve, duke u kërkuar lojtarëve që të jenë të karikuar dhe të shfrytëzon­in ato pak raste që do t'u jepeshin për shënim. "E dimë që korçarët janë një skuadër e fortë, por në momentin që mbaroi pjesa e parë u thashë lojtarëve të mi që mund të bënin diferencën vetëm duke shfrytëzua­r ato pak raste që do t'u jepeshin për shënim. Gjithsesi duhet të shohim përpara, pasi kësaj skuadre i është rikthyer grinta dhe këtë e treguam edhe në takimin ndaj Kukësit, ku arritëm ta kthenim rezultatin edhe sot G dje H , pavarësish­t se nuk mundëm të shënonim", ka thënë Dalipi, i cili ka shtuar se nuk ka ambicie për momentin të jetë në krye të skuadrës si trajner i parë, duke i qëndruar besnik Starovës. Dalipi është një prej njerëzve që punon te Partizani që, pas rikthimit të ekipit në Superiore, duke mos u shkëputur në asnjë moment.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania