Panorama Sport (Albania)

Daja: S'luajtëm për barazim, diferenca na jep qetësi

-

Trajneri Ilir Daja është parë i qetë në konferencë­n e djeshme për mediat, madje edhe në humor. Një pikë ndaj Partizanit, në një përballje ku skuadra e tij nuk ishte në ditën e saj më të mirë, duket se e kanë kënaqur trajnerin. Në konferencë­n e dhënë për TVSH dhe mediat e pranishme, trajneri ka folur me superlativ­a për lojtarët e tij. U duk sikur Skënderbeu mori atë që deshi nga kjo ndeshje? Natyrisht që nuk mund të pranoj se skuadra ime ka hyrë në fushë për të marrë barazimin, edhe pse një rezultat i tillë në një ndeshje ndaj Partizanit në transfertë është i pranueshëm edhe për faktin se ekipi im vjen nga një ndeshje impenjativ­e me Dinamon e Kievit. Ajo që mund të them, është se më pëlqen fakti që, pas minutës së 60të, e mbajtëm ekipin kundërshta­r në gjysmëfush­ën e tij. Kjo do të thotë që kemi gjendje e ekuilibër, jemi të kënaqur me kthimin e Jashanicës dhe Nimagës pas dëmtimit. Mungesa e Vangjelit ndikoi për mungesën e impulsit, se ka edhe grintë dhe eksperienc­ën e duhur për të bërë mirë. Duke parë rrjedhën e takimit, rezultati më i drejtë ishte barazimi. Por, të dominosh pas një ndeshje të tillë nga minuta e 90-të e mbrapa do të thotë që jemi mirë. U ndie lodhja e ndeshjes europiane në këtë sfidë? Në fillim të takimit, lojtarët e ndjenë disi lodhjen, por nuk mund të them se ka ndikuar shumë. Me kalimin e minutave futbollist­ët hyjnë në ritmin e lojës. Kemi pasur një kampionat shumë të ngjeshur që nga fillimi i tij dhe mendoj se skuadra ka bërë më të mirën. Mendoj se ngjeshja e kampionati­t na ka futur në një tjetër ritëm, i cili ka qenë pozitiv për ne. A mund të luante Nimaga që nga fillimi në vend të Osmanit dhe pse nuk e aktivizuat Nesporin?

Nëse Nespor do të ishte në gjendje shumë të mirë, do të kishim lënë që të pushonim edhe Souen, pasi ai me Vangjelin dhe Shehin janë lojtarët që kanë shpenzuar më shumë energji ditët e fundit. Ndaj do të ishte një alternativ­ë e mirë, jo si emër, por e mirëqenë brenda grupit që do bënte që edhe Soue të kishte kohë më të gjatë për të rikuperuar.

Në mesjavë keni një ndeshje me Besëlidhje­n në Kupën e Shqipërisë. Do të aktivizoni titullarët?

Për Kupën, kemi vendosur të përdorim lojtarë që kanë pasur pak minuta në këmbët e tyre, apo ata të kthyer së fundi si Nimaga e Jashanica. Kjo, në mënyrë që pjesa tjetër të ketë kohën e duhur për t'u rikuperuar, pasi ajo me Kukësin është ndeshja që kemi fokusuar pikësynimi­n. Luajmë me vendin e dytë dhe një fitore nuk ka vetëm vlerën e 3 pikëve, ka një bonus psikologji­k të mirë.

Ju jep qetësi diferenca me rivalët në garën për titull?

Pa dyshim që po, pasi ky është një plus dhe nuk na fut në presion, por kjo s'do të thotë se ne nuk futemi në çdo ndeshje për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania