Panorama Sport (Albania)

"Na kënaq barazimi me Partizanin, Skënderbeu nuk e diskuton titullin"

-

Marko Radas është i bindur se Skënderbeu do ta dalë kampion në fund të sezonit dhe, sa i përket ndeshjes me Partizanin, ai priste diçka më shumë. Mbrojtësi kroat pohoi për mediat pas ndeshjes se Skënderbeu ishte dominues në zotërimin dhe qarkullimi­n e topit, por mungoi finalizimi. Sipas tij, në këtë takim pati ndikim edhe lodhja e ndeshjes së luajtur në mesjavë ndaj Dinamos së Kievit, si dhe fusha. Ndonëse prisnin të merrnin diçka më shumë nga dueli me të kuqtë, Skënderbeu­n e kënaq edhe barazimi, pasi ruan diferencën me ndjekësit dhe nuk i dha shans Partizanit që të afrohet me kreun.

Ky barazim ishte rezultati më i drejtë, megjithëse jeni dukur dominues në lojë ndaj

Partizanit?

Vërtet pjesa e dytë ishte komplet e dominuar, por na mungonin shanset, si dhe gjuajtjet në portë.

Na mungoi finalizimi, pasi kishim zotërimin e topit gjatë gjithë ndeshjes.

Është i kënaqur Skënderbeu në këtë ndeshje, të paktën me barazimin me pikën e marrë, sepse shkëlqimi nuk ishte i duhuri?

Si nisi ndeshja nga fillimi, nuk na ndihmoi as fusha. Ne vinim nga një ndeshje e fortë ndaj Dinamo Kiev. U munduam deri në fund, por nuk arritëm të fitonim. Ne si klub jemi të kënaqur me këtë barazim dhe me pikën e marrë ndaj Partizanit.

Mendoni se e keni nxjerrë Partizanin nga lufta për titull dhe Skënderbeu do të dalë kampion në fund?

Mendoj se po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania