Panorama Sport (Albania)

Malota: Soue nuk të tremb

Barazimi me Skënderbeu­n nuk është i keq, të fitojmë çdo ndeshje e të rikthehemi

- ILIR CARA

Mbrojtësi i Partiza nit, Renato Mal ota, dhe shokët e tij të këtij raporti kanë bërë një punë shumë të mirë në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeu­t duke neutralizu­ar pikat më të forta të korçarëve në vijën sulmuese. Sipas lezhjanit, të kuqtë meritonin të merrnin më shumë nga sfida e djeshme, pasi patën edhe raste të pastra për të shënuar. Në prononcimi­n pas ndeshjes Malota pohoi për "Panorama Sport" se Skënderbeu nuk i rrezikoi te porta, ndonëse mbizotërua­n në qarkullimi­n e topit. Mbrojtësi i të kuqve ka dhënë pikëpamjen e tij në lidhje me sulmuesin Ali Soue të Skënderbeu­t, me të cilin u ndesh për herë të parë në kampionat. Malota pohoi se në fushë, Soue nuk i është dukur aq i vështirë sa shihet në televizor.

Një takim i luftuar, por që u mbyll në barazim pa gola. Mendoni se Partizani mund të merrte më shumë nga ky takim?

E patëm përgatitur ndeshjen mjaft mirë. U munduam të mbrohemi mirë duke dituar që Skënderbeu ka një mesfushë dhe sulm mjaft të mirë. Mendoj se ne si ekip bëmë mirë në këtë ndeshje dhe patëm raste të pastra, kështu që, duhet ta kishim fituar

ndeshjen. Skënderbeu nuk është se na rrezikoi, por mbizotërua­n me pasime.

Nëse do të fitonit, mund të ishte ndryshe për Partizanin sa i përket objektivav­e?

Nuk mund të them kështu, pasi ka ende kohë. Normalisht një fitore ndaj Skënderbeu­t

shijon shumë, gjithsesi edhe barazimi nuk është keq.

Prisnit që të ndikonte te ju freskia fizike, pasi korçarët luajtën në mesjavë në Europë?

Kjo gjë pritej, pasi duke qenë se ata kishin luajtur të enjten, mund të ishin më të lodhur. Si gjithmonë ne shikojmë punë tonë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën.

Pas fitores me Kukësin dhe barazimit me Skënderbeu­n, dy nga rivalët më të fortë, a mund të themi tani se është kthyer Partizani i vërtetë?

Sigurisht që janë katër pikë shumë të vlefshme për ne duke ditur situatën që jemi, por na duhet akoma punë që të marrim vetëm fitore në çdo ndeshje. Vetëm kështu mund të kthehemi aty ku na takon.

Sa e vështirë ishte për të mbuluar sulmuesin e Skënderbeu­t, Ali Soue?

Ishte hera e parë që luaja kundër atij. Nga ajo që e kisha parë në televizor, është një sulmues shumë i fortë dhe potent. Por gjatë ndeshjes nuk është se hasa ndonjë vështirësi, ndaj them se e bëra mirë detyrën.

 ?? FOTOT: F. Hazizllari ?? Moment tensioni mes Osmanit dhe Prognit
FOTOT: F. Hazizllari Moment tensioni mes Osmanit dhe Prognit
 ?? Foto: partizani. al ?? Malota gjatë ndeshjes së djeshme
Foto: partizani. al Malota gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania