Panorama Sport (Albania)

Daja bën batutë me Dalipin: Fillove të ankohesh edhe ti!

Presidentë­t shmangin takimin, ka "spiunë" nga Kukësi

- ARMAND HALILI

Policia kishte marrë të gjitha masat dhe para ndeshjes rrugët rreth stadiumit kanë qenë të blinduara, me forca rendi. Gjatë zhvillimit të takimit dhe pas tij nuk është shënuar asnjë incident mes tifozëve.

- Në momentet e fundit para fillimit të takimit, dyndja në dyert e hyrjes së tifozëve të Partizanit ka qenë e madhe dhe, si pasojë e ngjeshjes, një tifozeje i ka rënë të fikët. Ajo ka marrë ndihmën e shpejtë nga ambulanca e ndodhur në stadium.

-Edhe këtë herë, dy presidentë­t, ai i Partizanit Gazmend Demi dhe ai i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, kanë shmangur takimin mes tyre dhe kanë qëndruar larg njëri- tjetrit. Ky i fundit e ka ndjekur ndeshjen në praninë e moderatore­s sportive, Rashel Kolaneci.

- Ashtu si në të gjitha ndeshjet e tjera, ish- presidenti i Partizanit, Lulëzim Sallaku, ka zgjedhur që ta ndjekë ndeshjen në tribunën e gazetarëve.

- Nuk ka munguar në takimin e djeshëm zv. trajneri i Kukësit, Vasil Papa. Verilindor­ët luajnë ndeshjen e radhës ndaj korçarëve dhe Papa ka qenë me mision për t'i raportuar trajnerit Milinkoviç.

- Para fillimit të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje në respekt të tifozit të Partizanit, Arjan Deraj, i cili ka humbur jetën pak ditë më parë. Kapiteni Batha ka bërë homazhe pranë fotografis­ë së tij.

- Në minutën e 10- të të takimit, tifozët e Skënderbeu­t nisin të lënë tribunën e tyre pas një përplasjej­e me policinë. Megjithatë, ata janë kthyer sërish aty. Rreth 200 anëtarë të grupimit "Ujqërit e Dëborës" e kanë mbështetur dje skuadrën e tyre.

- Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, në minutën e 23të të ndeshjes i kërkon Takut që të mos qëndrojë në sulm gjatë një goditjeje dënimi, por të kthehet në prapavijë.

- Në pjesën e dytë të ndeshjes, tifozët i kërkojnë Dalipit, që ishte në pozicionin e trajnerit të parë, të aktivizont­e Sukajn. Por, duke parë se trajneri thërret Kotobellin, ata nuk e kursejnë ironinë: "Fut Bobin tani", ishin fjalët e tifozëve.

- Në momentin që Sukaj priste të futej në fushë, bën edhe rolin e trajnerit, duke u kërkuar shokëve të skuadrës që të dilnin përpara.

- Në momentin që zv. trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, përfundoi konferencë­n e shtypit, i ka ardhur edhe një "thumbim" nga kolegu i tij, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Dala. "Dalipi, nis edhe ti të ankohesh për arbitrat", ishin fjalët e Dajës me humor, ndërsa përgjigjja e trajnerit të kuq, ishte: "Unë pashë rastet që u diskutuan, nuk po e them kot".

- Trajneri i të kuqve, Starova, nuk është parë i kënaqur në përfundim të takimit. Duke konsumuar një cigare, ai është parë duke diskutuar me ndihmësin e tij që ishte në pankinë në lidhje me gabimet që kishte bërë skuadra.

- Pas ndeshjes së djeshme, stafi drejtues i Partizanit mësohet të ketë pasur një mbledhje, ku është diskutuar për ndeshjen dhe të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ?? Nuk kanë munguar edhe tifozet e Skënderbeu­t në sfidën e djeshme
Nuk kanë munguar edhe tifozet e Skënderbeu­t në sfidën e djeshme
 ??  ?? Starova duke ndjekur takimin nga kabina e stadiumit me Olsi Ramën dhe Luçiano Moxhin
Starova duke ndjekur takimin nga kabina e stadiumit me Olsi Ramën dhe Luçiano Moxhin
 ??  ?? Presidenti­i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, e ka ndjekur ndeshejen në krah të modeles Rashel Kolaneci
Presidenti­i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, e ka ndjekur ndeshejen në krah të modeles Rashel Kolaneci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania