Panorama Sport (Albania)

SKËNDERBEU

-

- Nuk ka shumë punë gjatë gjithë 90-minutëshit, megjithatë në ato momente kur i kërkohet, është i gatshëm për të dhënë garanci në katërkëndë­shin e tij. Kuptohet mjaft mirë me mbrojtësit. Reagon mirë në gjuajtjen e fundit të Sukajt.

Vlerësohet për faktin se ka luajtur në një pozicion krejtësish­t të ri për të, por, edhe pse arriti të ndalte një prej lojtarëve më të mirë të Partizanit, Trashin. Dje, Taku konfirmoi se mund të luajë në çdo pozicion.

- Eksperienc­a është ajo që i jep mundësinë të bëjë lojë të mirë edhe kur nuk është shumë në formë. Dje, kroati humbi vëmendjen në disa raste, megjithatë vazhdon të jetë një prej mbrojtësve më të mirë në Superiore.

- Iu desh të vraponte shumë gjatë ndeshjes së djeshme për të mbuluar Prognin, megjithatë ia ka dalë që t'i mbyllte hapësirat sulmuesit të Partizanit që, gjithashtu, tregoi nivel të lartë në fushë.

- Aspak shpërthyes në krah, ashtu siç jemi mësuar ta shohim në ndeshjet e fundit, ndoshta edhe për shkak të lodhjes nga ngarkesa e ndeshjeve. Dje ka menduar më shumë për fazën mbrojtëse dhe aty e ka bërë mirë detyrën e tij. (

Nuk e mban dot presionin dhe ndëshkohet edhe me kartonë të verdhë. Humbet duele në mesfushë çka tregon se nuk ishte dita e tij më të mirë. Zëvendësoh­et në pjesën e dytë. ( - minuta 60'- Me aktivizimi­n e tij Skënderbeu fiton terren në mesfushë).

- I palodhur në mesfushë dhe në mbrojtje. Bën mirë lidhjen mesfushës e mbrojtjes dhe më pas sulmit. Ka disi distancë nga Soue që pret topa të gjatë në zonë, por Skënderbeu, dje, kishte zgjedhur të luante me shumë pasime.

I mungojnë marrjet e forta të krahut dhe vërehen shenja lodhjeje. Është më shumë i përqendrua­r në veprimet mbrojtëse se ato sulmuese. Megjithatë, meriton vlerësim pozitiv. (

- Në disa raste dhuron spektakël dhe mundohet të gjuajë edhe portën, por është i pasaktë. U sjell shumë probleme mbrojtësve të Partizanit që në disa rast i shkaktojnë faulle të qëllimshme për ta ndaluar.

- Nuk është në ditën e tij më të mirë. Vuan presionin e mbrojtësve dhe nuk ia del që të koordinohe­t siç duhet me Souenë. E ka të vështirë që të gjejë hapësira në mbrojtjen e Partizanit dhe mbetet disi në hije.

- Mbulohet rreptë nga Malota dhe nuk shfrytëzon siç duhet ato pak raste që i jepen. Megjithatë, ia del që të mbajë mbrapa dy qendërmbro­jtësit e të kuqve dhe të lirojë hapësira për shokët e skuadrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania