Panorama Sport (Albania)

Gabime në masë, “goli” i Partizanit ishte i rregullt

Ja pse pretendimi i Flamurtari­t nuk është i drejtë

- Nga LORENC JEMINI

Java e 12-të e Kategor isë Superiore nuk i ka shpëtuar gabimeve arbitrare që në disa ndeshje kanë ndikuar direkt në rezultate. Penallti të dhëna, por jo të drejta, si dhe 11-metërsha të padhënë, që në fakt duhet të akordohesh­in. Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", bën moviolën, teksa thekson se goli i shënuar nga Progni në Partizani-Skënderbeu nuk duhej anuluar. PARTIZANI-SKËNDERBEU 0-0

Gjyqtarë: E.Hamiti, R. Çokaj ( Lezhë), E. Doda (Tiranë)

4' Asani shërben te Progni që del i vetëm me Shehin dhe shënon. Anësori Çokaj ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por gabon. Duhet ta linte të vazhdonte aksionin, pasi mbrojtësi i Skënderbeu­t, Aliti, është në vijë të drejtë me Prognin dhe nuk kemi të bëjmë me ofsajt.

74' Asani futet në zonë, driblon Jashanicën dhe më pas rrëzohet. Gjyqtari vijon lojën duke marrë një vendim të drejtë. Madje kryesori Hamiti mund ta ndëshkonte me të verdhë për simulim Asanin, i cili e kërkon vetë kontaktin me Jashanicën.

LAÇI-KUKËSI 0-1

Gjyqtarë: K. Meta, E.Barushi, R.Zaimi (Tiranë)

7' Imami i Kukësit ndërhyn brenda zonës duke i prishur ekuilibrin Jonuzit të Laçit që rrëzohet dhe pretendon penallti. Mirëpo, nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh, pasi kontakti është fare minimal dhe gjyqtari Meta ka vepruar drejt për këtë rast..

11' Nika futet në zonë dhe rrëzohet menjëherë pas kontaktit me Imamin. Sërish nuk kemi të bëjmë me penallti dhe Meta vepron drejt duke vijuar lojën.

45+ 3' Uzuni në duel me Shametin brenda zonës, tenton të pasojë dhe topi prek dorën e mbrojtësit të Kukësit. Gjyqtari akordon 11-metërsh për Laçin, por nuk kemi të bëjmë me penallti, pasi dora e Shametit është në pozicion natyral dhe distanca mes lojtarëve është shumë e vogël. Arbitri ka dhënë një vendim të gabuar.

83' Xhixha driblon brenda zonës Rrumbullak­un dhe ky i fundit e shtyn me dorë. Penallti neto për Laçin, por e padhënë nga kryesori.

FLAMURTARI-TEUTA 0-0

Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preça, A.Mahmuti (Elbasan)

89' Goditje këndi për Flamurtari­n, Xhufo kroson në zonë, aty ku portieri Kastrati del për të kapur topin, por Musta i bën faull. Arbitri gabon duke vijuar lojën, teksa pas goditjes së topit me kokë nga Musta, duket sikur "sfera" ka kaluar vijën fatale. Është një rast shumë i vështirë sepse e vetmja mënyrë është sistemi "gol live", që përcakton nëse topi e ka kaluar apo jo vijën fatale. Mirëpo, edhe nëse e ka kaluar, prapë goli vjen pas një faulli në dëm të portierit.

KAMZA-LUSHNJA 2-1

Gjyqtarë: I. Myrtja, M.Dervishi, F.Thorja (Shkodër)

3' Ndërhyrje e ashpër Idrizajt të Kamzës kundër Gavës së Lushnjës. Arbitri nuk jep karton, por rasti është në limitet e një të kuqi. Gabim i kryesorit Myrtja.

34' Sebino Plaku futet në zonë dhe mbrojtësi Rruço e shtyn. Nuk jepet penallti, por është neto në favor të Kamzës. Sërish gabim i kryesorit.

60' Ndërhyrje e rëndë e Zefit ndaj Gavës, por mesfushori i Kamzës merr vetëm të verdhë për një rast që duhej dhënë karton i kuq.

VLLAZNIA-LUFTËTARI 2-1

Gjyqtarë: O. Sokoli, D.Agaraj, R.Shaba (Tiranë)

25' Abazaj driblon Markun që i shkakton faull, por sulmuesi i Luftëtarit rrëzohet brenda zonës. Faulli nis jashtë zone dhe këtu kemi gabim të kryesorit Sokoli që nuk e jep në favor të Luftëtarit. Gjithashtu nuk e sinjalizon këtë faull as asistenti Agaraj, që kishte një pamje ndoshta më qartë se kryesori. Nuk kemi të bëjmë me penallti, por me një faull jashtë zone që duhej dhënë nga arbitri.

 ??  ?? Momenti kur Progni merr pasimin nga Asani dhe mbahet në lojë nga Aliti
Momenti kur Progni merr pasimin nga Asani dhe mbahet në lojë nga Aliti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania