Panorama Sport (Albania)

Kukësi “telefonon” Jakovljevi­çin

Gvozdenovi­ç mision në Serbi për dy lojtarë, emrat sekret nga frika e Skënderbeu­t

- SULOZEQI

Nuk është asnjëherë shpejt për të plani fikuar të ardhmen. Këtë gjë e di shumë mirë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka nisur punën për të forcuar skuadrën në merkato. Pas humbjes që pësoi me Partizanin, ai ka marrë një mesazh që me grupin aktual të futbollist­ëve nuk e fiton dot titullin kampion. Dy strategjit­ë e drejtuesve janë merkato në rajon dhe brenda vendit. Për të parën po kujdeset Ivan Gvozdenovi­ç, ndërsa për të dytën emri i parë është Ivan Jakovljevi­ç.

MISIONI I GVOZDENOVI IT - Gjici ka nisur me mision të fshehtë në Serbi ndihmëstra­jnerin Ivan Gvozdenovi­ç. Ai është një nga personat më të besuar të klubit. Ishmbrojtë­si serb është duke ndjekur nga afër dy futbollist­ë emrat e të cilëve mbahen të fshehtë. Arsyeja është frika nga rivalët në Superiore dhe, mbi të gjitha, Skënderbeu. Kukësi nuk dëshiron që të përsëritet e njëjta situatë si me Bilaim Belain.

PËL EHET AKOVLSKERD­ILAID EVI - Por, këtë herë nuk do të jetë vetëm tregu jashtë Shqipërisë alternativ­a për të përmirësua­r organikën. Superiorja ka shumë lojtarë interesant­ë dhe drejtuesit e Kukësit e dinë këtë. Emri i parë që pëlqehet nga skuadra e Kukësit është mbrojtësi serb me pasaportë kosovare, Ivan Jakovljevi­ç. Mbrojtësit i përfundon kontrata me Flamurtari­n dhe Kukësi është futur në lojë për të marrë shërbimet e tij. Jakovljevi­ç mund të luajë si në qendër, ashtu edhe në krahun e djathtë dhe diçka e tillë do ta bënte shumë komod trajnerin Mladen

Milinkoviç. Për më tepër, 28vjeçari i Flamurtari­t është një njohës i mirë i kampionati­t shqiptar, pasi aktivizohe­t në Vlorë prej dy sezonesh. Mësohet se bisedimet kanë nisur përmes palëve të treta, por mbetet për t'u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania