Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit e Luftëtarit paralajmër­ojnë lojtarët

Zbardhet takimi i djeshëm mes krerëve të klubit gjirokastr­it dhe futbollist­ëve

-

Luftëtari po kalon një moment të errët në kampionat. Edhe pse zhvillon lojëra të mira, sërish rezultatet mungojnë, duke krijuar një ngërç psikologji­k në skuadër. Humbja e fundit ndaj Vllaznisë nuk pritej kurrsesi në atë mënyrë, duke qenë se vetëm një javë më parë Luftëtari kishte pësuar gol në fund. Këtë herë ndodhi e njëjta gjë në Shkodër, duke zhgënjyer pa masë tifozët dhe, mbi të gjitha, drejtuesit e klu- bit. Presidenti Grigor Tavo është munduar të përcjellë qetësi në staf dhe skuadër, duke mos marrë masa penalizues­e. Në këtë moment futbollist­ët nuk kanë asnjë alibi, që mund të ndikonte në ecurinë e tyre. Madje, nga klubi dhe vetë lojtarët konfirmohe­t për "Panorama Sport" se drejtuesit kanë qenë korrekt me pagesat dhe për më tepër, data e rrogave është ndryshuar këtë sezon pas një kërkese të vetë skuadrës. Ndërkohë, dje, teksa kishte pak minuta që kishte nisur stërvitja, në kuadër të ndeshjes së radhës për Kupën e Shqipërisë kundër Bylisit, që do të luhet të mërkurën në Ballsh, dy prej drejtuesve të klubit kanë zbritur në fushë. Bëhet fjalë për zv.presidenti­n Harrallamb Tavo, si dhe shefin e klubit, Gentian Nora. Pas një takimi të shkurtër që kanë pasur me trajnerin Hasan Lika dhe drejtorin Vangjel Çavo, ata kanë folur para ekipit. Gazeta mëson se, pas humbjes së fundit, futbollist­ëve u është tërhequr vëmendja. "Klubi u ka qëndruar gjithmonë pranë dhe kështu do të vazhdojë. Presim shumë më tepër nga ju. Ky është një moment që duhet ta kalojmë sa më shpejt. Nuk ka më tolerime. Ai që thyen disiplinën, do të ndëshkohet ashpër. Jemi si një familje dhe të gjithë trajtoheni si të barabartë nga klubi. Besojmë te ju, prandaj jemi të bindur se do të bëni kthesën", kanë thënë ndër të tjera drejtuesit para skuadrës. Pritet që në ndeshjen e Kupës të ketë rrotacion në formacion, ndërsa për atë që do të luhet kundër Flamurtari­t në Gjirokastë­r për kampionat, e sigurt është që do të mungojë Vangjel Zguro, që ka plotësuar numrin e kartonëve. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania