Panorama Sport (Albania)

Teuta synon Kupën, Hila: Do t'i shkojmë deri në fund

-

Teuta vijon përgatitje­t në kuadër të përballjes me Kamzën për ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Ky kompeticio­n vlerësohet maksimalis­ht nga "djemtë e detit", që kërkojnë të sigurojnë kualifikim­in që në sfidën e parë në Kamzë. Ndërkohë, mesfushori Ardit Hila, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", vlerësoi momentin e mirë të kamzalinjv­e, por theksoi se Teuta e ka objektiv primar Kupën. "Në ndeshjet e fundit kemi regjistrua­r rezultate pozitive dhe duam të vazhdojmë me këtë ritëm. Kamza po kalon një moment të mirë në kampionat, por ne kemi synimet tona në Kupën e Shqipërisë dhe jemi të fokusuar 100% te kjo ndeshje", theksoi fillimisht elbasanasi. Rezultatet e fundit kanë rritur entuziazmi­n, si është atmosfera në ekip përpara këtij takimi, duket sikur keni më tepër vetëbesim?

Ekipi është i kompletuar dhe nuk ka trysni, e presim sfidën me Kamzën mjaft të qetë. Ne si Teutë kemi për detyrë të respektojm­ë çdo kundërshta­r, por jo duke e mbivlerësu­ar apo nënvlerësu­ar. Rezultatet e fundit na kanë dhënë një shtysë tjetër dhe është normale të kemi më shumë besim, pasi kur luan mirë dhe fiton, besimi rritet. Në ndeshje si këto e rëndësishm­e është të mos pësosh, me çfarë synimi shkoni në Kamzë? Një ndeshje futbolli i ka të tre rezultatet brenda, nëse ne japim maksimumin, rezultati nuk do të mungojë. Në Kamzë nuk do të shkojmë për t'u mbrojtur, pasi Kupa është objektivi ynë. Do të futemi në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar ndeshjen. Megjithatë, kundër Tërbunit vuajtët shumë, pasi nuk e vlerësuat sa duhet. Tashmë duket se u është bërë mësim ajo ndeshje?

Ne humbëm në ndeshjen e parë, ndërsa në Durrës kundërshta­ri na e bëri më të vështirë, sepse mbrohej me 11 lojtarë dhe nuk linte shumë hapësira, por fatmirësis­ht triumfuam dhe ja ku jemi. Si e vlerësoni paraqitjen e skuadrës në katër ndeshjet e fundit?

Besoj se ndeshja me Luftëtarin ishte një pikë kthese për ne. Ekipi është më i bashkuar se kurrë, besoj se këto rezultate na kanë dhënë atë besimin e humbur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund për të arritur ato objektiva që kemi vendosur së bashku me drejtuesit e klubit. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania