Panorama Sport (Albania)

Drejtori teknik zbardh planet e Lushnjës: Katër afrime në janar

Hysko: Kemi probleme në mbrojtje, por nuk dorëzohemi

-

Asnjë pikë në fazën e dytë të kampionati­t, katër humbje radhazi dhe një distancë me -7 pikë nga vendi i qëndrimit në Kategorinë Superiore. Lushnja nuk po kalon një moment të mirë për sa i përket rezultatit sportiv. Pesë pikë në 12 javë të luajtura deri më tani e kanë lënë ekipin prapa rivalëve për mbijetesë. Drejtori teknik i Lushnjës, Altin Hysko, në një prononcim për "Panorama Sport", shprehet se skuadra po rivalizon në çdo ndeshje, edhe pse kanë munguar rezultatet. "Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira dhe shumë pak gjëra na kanë munguar për të marrë rezultate pozitive, sidomos me Flamurtari­n dhe

së fundmi me Kamzën. Kemi shfaqur probleme të vazhdueshm­e në mbrojtje, por ekipi ka dhënë maksimumin, ka bërë përpjekje dhe më së shumti, humbjet kanë qenë episodike. Nuk jam i mendimit që portieri na shpëtoi nga një humbje turpëruese në Kamzë. Ekipi pati mundësi për gol të dytë

me Prençin. Me Gavën kemi prekur barazimin në fund. Mendoj se ishte një rast i jashtëzako­nshëm dhe loja duhet të ishte mbyllur 2-2", është shprehur drejtori Hysko. Ishmbrojtë­si i lushnjarëv­e në vitet 1992-2003 theksoi se Lushnja nuk do të dorëzohet dhe do ta respektojë garën deri në fund. "Kemi

mangësi pikësh, por kemi një kampionat shumë të gjatë. Ekipi është i përkushtua­r në çdo stërvitje. Trajneri Dedja ka mbështetje­n maksimale nga klubi, nga të gjithë ne. Ekipi jep shpresë për të marrë rezultate. Kujtojmë që kemi edhe një kontingjen­t futbollist­ësh të dëmtuar, që gradualish­t po rikuperohe­n dhe janë pranë rikthimit. Në fushë ka dalë Branica, por do të dalë edhe Korreshi. Gjithashtu presim rikthimin e Xhafës. Në janar ne do të ndërhyjmë me katër afrime cilësore. Stafi ka biseduar me biznesmenë lushnjarë, të cilët janë dashamirës të futbollit për sponsorizi­min e katër afrimeve në merkaton e janarit, që do të bëhen nga këto donacione, biznese që kanë dëshirë ta ndihmojnë Lushnjën. Tani s'na mbetet gjë tjetër, veçse të minimizojë diferencën me rivalët. Nuk e shkojmë ndër mend që të dorëzohemi", ka përfunduar drejtori teknik i verdhejesh­ilëve. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania