Panorama Sport (Albania)

Tirana, dilema para Vllaznisë

Vendimi i trajnerit për shiritin e kapitenit, pakënaqësi dhe habi te të gjithë lojtarët

- OLSI TUJANI

Përballjet në Kate gorinë e Parë janë shpesh "të huaja" për Tiranën, e cila, me disa prej rivaleve në këtë kampionat, nuk kishte asnjë ballafaqim deri më tani. Mirëpo, e radhës në Kupën e Shqipërisë është një sfidë që i rikthen bardheblut­ë në "identitet". Për këtë ndeshje, trajneri Ze Maria nuk ka bërë me dije ende formacioni­n dhe momentalis­ht ka lënë të kuptohet se ka disa dilema.

Balotazhet - Ndaj Vllaznisë, trajneri pritet që të bëjë përzgjedhj­en më të mirë të futbollist­ëve që janë në formë. Kjo bën edhe që në disa role, trajneri të jetë i dyzuar mes lojtarëve që kanë qenë titullarë të padiskutue­shëm, apo të hedhë në fushë individë që janë në formë për momentin. Një i tillë është Sentamu. Paraqitjet e fundit i japin "të drejtë" Halilit që të jetë në fushë, por besimi që trajneri ka te Sentamu e bën këtë të fundit më të avantazhua­r. Kjo bën që në rolin e mesfushori­t të majtë të jetë ky balotazh, po aq sa edhe në majë të sulmit, ku forma e mirë e Grecës vë në dyshim pjesëmarrj­en në formacion të Ngoo. Mirëpo, nëse trajneri do të vendosë për të dy, Sentamun dhe Halilin si titullarë, atëherë ky i fundit vendoset në të djathtë dhe balotazhi spostohet mes

Dokës dhe Kërçikut. Kjo zgjedhje sakrifikon këtë të fundit dhe bën që Doka të rikthehet në rolin e mbrojtësit të djathtë.

SKEMA - Ajo që i shton edhe më shumë dyshimet për 11-shen që do të sfidojë Vllazninë

në Kupë, është moduli i lojës. Trajneri nuk ka zbardhur ende nëse do të rikthejë skemën 4-5-1, pra me tre mesfushorë­t Maveje, Karabeci e Daja, apo do të luajë me 42-3-1 që në këtë rast sakrifikon një lojtar në formë si Daja. Porta me Likën dhe treshja e mbrojtjes Hoxhallari, Uellison e Turtulli duken të sigurt.

Shiriti - Përzgjedhj­a e trajnerit për Sentamun ka qenë habi për të gjithë. Vendimi i trajnerit është mësuar pak para fillimit të ndeshjes, kur është plotësuar protokolli zyrtar. Pavarësish­t se në dhoma të gjithë kanë mbetur të shtangur dhe nuk kanë reaguar, pakënaqësi­a e atyre që e njohin klubin prej vitesh dhe që e mbajnë veshur fanellën më shumë sesa që nga nisja e këtij sezoni, ka qenë e madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania