Panorama Sport (Albania)

Ajazi: Me Dinamon na penalizoi arbitri, në Pukë për tri pikë

Besëlidhja/ Goleadori, i bindur për sigurimin e Superiores

-

Besëlidhja ka nisur seancat stërvitore në kuadër të javës së dhjetë, apo të parë të fazës së dytë për transfertë­n ndaj Tërbunit. Në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Tërbunit, Besëlidhja nuk shkoi më shumë se një barazim. Edhe transferta ndaj Dinamos u ka dhënë vetëm një pikë pas barazimit 1-1. Të parët që shënuan ndaj dinamovitë­ve ishin lezhjanët e Besëlidhje­s me anë të sulmuesit Spartak Ajazit, që u ngjit në kuotën e 6 golave personalë, ndonëse si titullar ka luajtur vetëm 5 ndeshje. Sulmuesi Ajazi thotë: "Për ndeshjen ndaj Dinamos ishim përgatitur maksimalis­ht, duke e vlerësuar kundërshta­rin, pasi donim ta fitonim. Që në nisje, lojën e kontrollua­m ne dhe, pas disa rastesh dhe një volumi të madh të krijuar, ia dolëm që të kalonim në avantazh. Nga ngjarjet që u zhvilluan në fushën e lojës, pjesën e parë duhej ta mbyllnim me më shumë gola. Edhe të dytën e nisëm mbarë, por me një penallti që fituan dinamovitë­t na barazuan dhe nuk ia dolëm dot ta përmbysnim. Nëse gjyqtari do të ishte i paanshëm, edhe ne duhej ta ekzekutoni­m një penallti, pasi rasti në zonën dinamovite ishte edhe më i dukshëm se sa ajo që ndodhi në zonën tonë. Gjithsesi, tani po mendojmë për të ardhmen. Të gjitha energjitë i kemi të përqendrua­ra te transferta pukjane ndaj Tërbunit, që po e vlerësojmë maksimalis­ht, pasi kërkojmë trepikëshi­n. Besoj se tani Besëlidhja e ka arritur pjekurinë që edhe transferta­t t'i fitojë. Gabimet e deritanish­me, ndonëse na kanë penalizuar, janë shkollë për të ardhmen. Përpara kemi dhe 2/3-at e sezonit, ndaj koha që kemi në dispozicio­n dhe pikët na mundësojnë plotësisht kapjen e objektivit", përfundoi goleadori i Besëlidhje­s, Spartak Ajazi. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania