Panorama Sport (Albania)

Kampionat për t'u harruar, Besa merr vetëm 1 pikë në 4 ndeshje

Verdhezinj­të e mbyllin fazën e parë me një bilanc negativ

-

Në fillim të këtij sezoni, tifozët kavajas ishin optimistë se ky do të ishte viti i Besës. Rikthimi i presidenti­t Nexhat Bizhdili u besua se do t'i ndryshonte gjërat. Po që në start, mënyra sesi u afruan lojtarët, dëshmoi një nisje jo bindëse. Tashmë kur është mbyllur faza e parë, duhet pranuar se nga rezultatet, kjo Besë nuk ka ndonjë dallim nga ato të viteve të shkuara. Në 9 sfidat e zhvilluara të fazës së parë, verdhezijn­të kanë pësuar plot 4 humbje, ku dy nga këto brenda në Kavajë, me Egnatian dhe Kastriotin. Veçanërish­t, humbja shokuese 1-5 me Egnatian ishte sinjal i qartë se ky grup nuk bind. Statistika­t - Në transfertë verdhezijn­të gjithashtu pësuan humbje në Lezhë e Shkodër. Me këta tregues, kavajasit me 13 pikë të grumbullua­ra ose 48% të totalit, zhgënjyen jo pak. Mjafton të përmendim faktin tronditës se në 4 javët e fundit ekipi ka arritur të marrë vetëm 1 pikë, atë të barazimit të fundit në Peshkopi. Fajtorë për këtë situatë janë të gjithë duke nisur nga Presidenti Nexhat Bizhdili, stafi teknik e deri te futbollist­ët që janë aktorët kryesorë. Ajo që të lë shije të hidhur, mbetet fakti se pavarësish­t rezultatev­e negative duket se askush nuk mban përgjegjës­i për këtë situatë. Shfajësimi me termat se kaq mundësi kemi dhe ky është grupi, nuk ligjëron kujdesin e Bashkisë së Kavajës dhe financimev­e që janë bërë për ndërtimin e këtij grupi. Faza e dytë nis përsëri me një tjetër transfertë, atë ndaj Dinamos në Pezë. Në këtë takim, verdhezinj­të do të kërkojnë t'u japin fund rezultatev­e negative dhe të marrin fitoren. Ndërkaq, pritet që në janar të ketë ndërhyrje dhe të bëhen ndryshime për sa i përket lojtarëve Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania