Panorama Sport (Albania)

Tomori “fsheh” trajnerin e ri, ja vendimi për Arbrin

Beratasit: Kemi disa alternativ­a, falënderoj­më Dulen

- ERIS SYLYKU

Ndonëse ishte parashikua­r që dje do të bëhej zyrtarisht prezantimi i Gersi Arbrit në krye të pankinës beratase, diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe është shtyrë për sot ose nesër. Gjatë paradites së djeshme, në zyrat e klubit ka mbërritur zyrtarisht edhe dorëheqja e ish-trajnerit Santiliano Dule, i cili ende nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se përse ka arritur të marrë këtë vendim. Megjithatë, gazeta është munduar që ta marrë në pyetje teknikun beratas rreth këtij vendimi, teksa ai nuk ka dashur ta komentojë zgjedhjen e bërë. Në një njoftim të bërë në rrjetin social "Facebook", klubi i Tomorit ka falënderua­r ish-trajnerin Dule për punën e bërë gjatë periudhës që ka qenë në krye të skuadrës, por nga ana tjetër ka arritur të tregojë edhe arsyen e dorëheqjes së tij. "Në zyrat e klubit të Tomorit ka mbërritur zyrtarisht dorëheqja e trajnerit Santiliano Dule. Ky ka qenë një vendim personal dhe familjar i tij, gjë që ne nuk mund ta pengonim në këtë zgjedhje të bërë. Klubi i Tomorit e falënderon Dulen për të gjithë

punën e palodhshme që ka zhvilluar përgjatë kësaj periudhe duke i dhënë skuadrës rezultate pozitive dhe ta klasifikon­te atë në vendin e tretë. I urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij", është thënë në deklaratën e klubit.

Reagimi - Sakaq, "Panorama

Sport" ka arritur të marrë një prononcim të shkurtër pranë drejtuesve të klubit beratas në lidhje me zyrtarizim­in e trajnerit të ri. "Klubi po punon për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe deri në këto momente nuk ka asnjë emër zyrtar. Gersi Arbri është një nga alternativ­at kryesore që po studiohet, mirëpo, ende nuk është marrë vendimi nga ana jonë. Krahas ish- futbollist­it Arbri, në listë ndodhen edhe disa emra të tjerë që mund të konsideroh­en si të pëlqyeshëm. Gjithsesi, në këto momente nuk mund të themi asgjë zyrtare", u tha nga klubi. Mirëpo, informacio­ne të sigurta për gazetën bëjnë me dije se tashmë çështja e trajnerit të ri është një temë e mbyllur dhe se do të jetë Gersi Arbri, ai që do të marrë drejtimin e skuadrës. Vetëm se klubi po mundohet ta zgjasë sa më shumë zyrtarizim­in.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania