Panorama Sport (Albania)

Apolonia, shpërthimi perfekt

Trajneri Kashami: Ishim të rrënuar psikologji­kisht, ja si e motivova ekipin

- FATJON NANA

Pa përjashtua­r Shënkollin që barazoi me kryesuesit, Apolonia mund të quhet me plot gojë skuadra e javës në Grupin B të Kategorisë së Parë. Fierakët kanë marrë një fitore të merituar ndaj Bylisit, në një dominim total në lojë e në rezultat. Ka qenë ndeshja më e mirë sezonale e Apolonisë dhe situata në kampin bardhejesh­il është shumë pozitive. Ai që e ka shprehur më tepër është trajneri Ndriçim Kashami, për faktin se pankinat janë pika e referencës në rastin e rezultatev­e të një skuadre, por edhe për faktin se fierakët kanë reaguar kur duhet, pasi vinin nga dy humbje radhazi. KASHAMI

"Ka qenë një ndeshje e rëndësishm­e për ne, përtej rezultatit që arritëm. E them këtë në planin e ecurisë dhe të pozicionit tonë në renditje. Një rezultat negativ do të na ulte disa shkallë në renditje dhe do të ndikonte negativish­t dhe në psikologji­në e lojtarëve për në vazhdimësi", shprehet fillimisht Kashami. Më tej, kreu i pankinës fierake ndalet më konkretish­t te ndeshja me Bylisin duke u shprehur i kënaqur me lojtarët e tij në zbatimin e detyrave taktike në fushë. "Me Bylisin ishim përgatitur me shumë seriozitet dhe me

kujdes, pasi është një ndër ekipet më të forta të kampionati­t. Gjithë futbollist­ët kanë qenë maksimalis­ht të përqendrua­r gjatë të javës dhe unë e kam ndier dëshirën e tyre për të dalë fitues. Nuk ka qenë e lehtë për të punuar në aspektin psikologji­k, pasi dy humbje

radhazi kishin krijuar efekt negativ, megjithatë gjithçka e kapërcyem dhe ia dolëm me sukses. Ka qenë një ndeshje e interpretu­ar perfekt nga ana jonë dhe kjo është Apolonia e vërtetë, kjo është skuadra që synojmë. Me këtë dua të them se nëse ekipi

funksionon në harmoni të tillë, nuk ka asnjë kundërshta­r që mund ta ndalë. Ju e patë, Bylisin e kemi zotëruar në çdo drejtim dhe kur i shërben lojës ashtu siç duhet, rezultati nuk mungon", thotë Kashami. Por trajneri i Apolonisë është i kujdesshëm dhe

i trembet ndonjë euforie të panevojshm­e të skuadrës së tij. "Jo, nuk kemi luksin që 'të fluturojmë', por ta shijojmë këtë fitore si rrjedhë normale të kampionati­t. Në fund të fundit, kemi fituar në fushën tonë dhe këtë e kemi detyrim. Skuadra duhet të vazhdojë të punojë fort dhe me kokën ulur, të jetë me këmbë në tokë dhe të japë maksimumin në çdo ndeshje, pasi kampionati është i gjatë dhe nuk ka ekipe të lehta. Vetëm kështu arrijmë në objektivat tona", përfundoi prononcimi­n e tij, trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami. Fierakët bënë një paraqitje spektakola­re në ndeshjen e së shtunës dhe treguan se do të jenë një kockë e fortë për të gjitha ekipet kundërshta­re. Pavarësish­t se vetë fierakët e kanë shumë të vështirë që të pretendojn­ë ngjitjen duke parë diferencën me kreun dhe grupin e lojtarëve që ka në përbërje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania