Panorama Sport (Albania)

"Zi" për Mamurrasin, kur përjashtim­i përjetohet si dramë

-

Pas më shumë se një dekade, në Mamurras ka "pllakosur zia". Ekipi i futbollit, që ishte i vetmi argëtim në qytetin e vogël, është shkrirë dhe përjashtua­r nga kampionati i Kategorisë së Dytë. Më shumë se dhjetë vite më parë, presidenti Ded Ndreca nuk e kishte menduar kurrsesi një fund të tillë për skuadrën që e ngriti nga hiçi, me të cilën iu afrua ngjitjes në Superiore në dy raste. Por, tashmë që përjashtim­i është fakt, tifozët dhe sportdashë­sit e këtij qyteti kanë nisur të ndiejnë boshllëkun e lënë nga mungesa e skuadrës. "DRAMA"- Edhe pse një fushë modeste futbolli dhe pak shkallë rreth saj, në çdo ndeshje që Mamurrasi luante brenda fushës së vet, shihje qindra tifozë që përkrahnin ekipin. Tashmë që nuk ka më një klub futbolli, sportdashë­sit janë të zhgënjyer. "Kemi mbetur pa asnjë argëtim, pasi futbolli ishte i vetmi që na bënte të mundur që një herë në dy javë të përjetonim emocione të forta. Tashmë që skuadra është përjashtua­r, qyteti duket bosh. I bëjmë thirrje presidenti­t Ded Ndreca që të rindërtojë edhe një herë ekipin dhe të marrë pjesë në kampionati­n e sezonit të ardhshëm. Nuk mund të qëndrojmë më pa futboll, për më tepër kur bëhet fjalë për ekipin e zemrës", shprehen të mërzitur një pjesë e përfaqësue­sve të tifozërisë mamurrasak­e. Presidenti Ded Ndreca, i cili ka hyrë tashmë në historinë e futbollit shqiptar duke varur këpucët në gozhdë në moshën 51-vjeçare, është duke përjetuar një moment të vështirë. Megjithatë, të gjithë në atë që ndryshe quhet si "qyteti i trëndafila­ve", i kanë sytë nga njeriu i befasive se në kampionati­n e ardhshëm do të bëjë të mundur të rikthejë skuadrën e Mamurrasit. Ahmet Zani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania