Panorama Sport (Albania)

Dështim kuqezi, nga “parajsa në ferr” për katër muaj

-

Kanë kaluar katër muaj kur Milani luante për herë të parë në shtëpi përballë 65 mijë tifozëve që kishin mbushur shkallët e "San Siros", por duket si një përjetësi, gjatë së cilës ambiciet kuqezi kanë pësuar një ridimensio­nim të dukshëm. Rezultatet, renditja, madje edhe statistika­t flasin kundër drejtimit të Montelës, megjithatë ka të tjera shifra që bartin detaje, të cilat kanë kaluar pa rënë në sy. 4 MUAJ - Milani ka ndryshuar shumë në 120 ditë dhe jo vetëm trajnerin. Edhe nga entuziazmi i debutimit europian, kur prezantohe­shin Bonuçi dhe Bilja, ka mbetur vërtetë pak. Pak më shumë se 100 ditë më parë milanistët fërkonin duart nga kënaqësia dhe sytë nga mosbesimi i milionave eurove që vërshonin lumë në merkaton e prurjeve të mëdha. I gjithë ky entuziazëm u transformu­a në vërshëllim­at e 50 mijë tifozëve që mbuluan "San Siro"-n pas barazimit me Torinon të dielën në drekë. SHKARKIMI - Montela shkarkoi përgatitës­in atletik dhe klubi bëri të njëjtën gjë me teknikun. Se sa vendimtar mund të jetë largimi i trajnerit të parë të epokës kineze, këtë do ta tregojë koha në mos Gatuzo. Mbetet fakt që ambiciet kuqezi kanë pësuar një rënie drastike paralelish­t me mungesën e rezultatev­e në fushën e lojës. Kundër Romës, Xhenoas, Juventusit dhe Torinos, të gjitha të luajtura në shtëpi, kanë ardhur dy pikë të mjera dhe asnjë gol, shifra alarmante këto për një ekip që në mos titullin, pretendont­e të paktën kualifikim­in mes katër të parave. Revolucion­i në skuadër dhe hapja e një cikli kërkojnë kohë, por Montela dështoi në të gjitha misionet e tij sezonale dhe kualifikim­i në Ligën e Europës nuk mjafton për ta mbajtur në detyrë.

236 MILIONË MË PAS - Në projektin sportiv dhe financiar të ndërtuar nga Fasone, Mirabeli me mbështetje­n e krerëve kinezë, po shihen me sy të lirë çarjet e para. Pika e dobët mbeten paratë, plot 236 milionë euro të shpenzuara për një ekip, të cilit mund t'i falen humbjet me Juvetusin, Interin apo Napolin, por jo disfatat në shtëpi me ekipe të ashtuquajt­ura të vogla. Prurjet e merkatos dhe rinovimet e disa yjeve të organikës ishin themeli i një plani që duhet të garantonte të ardhura përveç rezultatev­e, por deficiti në pikë po ecën paralelish­t me atë në buxhet. 20 pikët dhe vendi i gjashtë nuk vlejnë 236 milionë. Grafiku bëhet edhe më i zi kur kuqezinjtë ndodhen 18 pikë larg vendit të parë dhe 16 ndaj kushërinjv­e që një vit më parë i parakaluan në renditje duke u "vjedhur" Europën.

SULMI PA SULMUES - Ndër të tjera, shifrat ndihmojnë të vihet në dukje problemi kryesor i ekipit të drejtuar nga Montela: golat e pakët. Milani nuk shënon në "San Siro" prej 20 shtatorit (Milan-Spal 2-0) dhe në atë takim, realizimet erdhën nga pika e bardhë. Me aksion, goli i fundit kuqezi daton më 17 shtator, dopieta e Kalinit në fitoren 2-1 kundër Udinezes. Me 19 gola të shënuar dhe 18 të pësuar në 14 javë të Serisë A, Milani humb çdo përballje në renditje me rivalët direkt. Golashënue­si më i mirë në kampionat është Suso, 5 golat e të cilit duken çikërrima nëse i krahasojmë me 15 të Ikardit...

STATISTIKA... - Të dhënat flasin edhe pozitivish­t. Në bazë të statistika­ve të tjera në këto katër muaj pati vend edhe për një tjetër Milan, një skuadër të denjë për të paktën një ndër pesë vendet e para të Serisë A. Goditjet drejt portës kanë qenë një konstante e Milanit montelian, falë një mesatareje prej 16.4 goditjesh drejt portës për ndeshje. Më mirë se kuqezinjtë vetëm Roma, Fiorentina, Juventus dhe Napoli. Edhe saktësia në pasime ka qenë një karakteris­tikë e djemve të Montelës, ku mesatarja e pasimeve të saktë për ndeshje ka qenë 84.9 për qind. Në këtë statistikë "Djalli" parakalohe­t vetëm nga Roma, Lacio, Juventus dhe Napoli. Milani etiketohej si ekip pa ide, por statistika­t e mbajtjes së topit anojnë rishtazi nga djemtë e Montelës që nuk e kanë zbritur mesataren e kësaj të dhënë nën 55 për qind për ndeshje. A kishte, pra, lojë Milani? Montela ishte i bindur teksa shprehej se të tijve u mungonte vetëm cinizmi në zonë. Mungesa e golave solli rënie ekuilibras­h dhe shpërqendr­ime që pas katër muajsh, detyruan krerët të kërkojnë një ndryshim në pankinë. Aeroplanit i pëlqente Milani i tij, disi më pak tifozëve dhe më në fund u bindën edhe drejtuesit, sidomos nëse marrim për bazë zhvillimet e fundit në "Milanello".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania