Panorama Sport (Albania)

Rino, për Milanin shumë zemër dhe pak përvojë

Takim 3-orësh me Mirabelin, aventura nis të dielën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një tjetër copëz e historisë së Mi lanit ulet në stolin kuqezi. Xhenaro Gatuzo është trajneri i ri i "Djallit" dhe, pas kupave të ngritura në qiell si lojtar, tani ka misionin t'i ngrejë si trajner. Në kohët e fundit një shans të tillë e kanë pasur legjenda si Klarens Sedorf dhe Filipo Inzagi, por nuk ia kanë dalë ta kthejnë Milanin në elitë. Edhe Kristian Broki mori përsipër një mision të tillë, por pa suksesin e dëshiruar, sidomos nga mbështetës­i i tij kryesor Silvio Berluskoni. Që sot paradite nis zyrtarisht epoka "Gatuzo", fillimisht me konferencë­n për shtyp e më pas me stërvitjen e parë.

Karriera - Rino vjen në krye të Milanit pas një trajektore­je si trajner krejt origjinale. CV e tij përmban disa emra klubesh nga të cilat ose ka dhënë dorëheqjen ( OFI Kretë për vonesë rrogash), ose e kanë shkarkuar (Palermo), ose nuk e kanë paguar fare, siç ndodhte te Piza, ku ndonjëherë mbulonte edhe vaktet e lojtarëve. Pikërisht me këta të fundit Gatuzo trajner ka shijuar suksesin e vetëm në karrierën e tij të shkurtër me një ngritje kategorie që ngjalli shumë shpresa. Më pas shkarkimi, rikthimi në krye të Pizës dhe rënia nga kategoria që ishte e keqja më e vogël në një klub ku askush nuk paguante asgjë.

Palermo-Kretë - Përvoja e parë si trajner nis te Palermo në Serinë B. Presidenti Zamparini, i njohur si shkarkues trajnerësh, i jep duart Rinos pas vetëm gjashtë ndeshjesh, ku regjistron 2 fitore, 3 humbje dhe një barazim. Fati do që Rino të pasohet nga Iakini, i cili shpall palermitan­ët kampionë. Në sezonin pasardhës emigron në Kretë, ku vetëm një muaj pas marrjes së pankinës zhvillon një konferencë për shtyp të ngjashme me atë të Trapatonit në kohët e Bajnerit. Dy muaj me ishullorët grekë dhe Gatuzo jep dorëheqjen për mosmarrëve­shje me krerët, por detyrohet të kthehet pas në hapat e tij me kërkesë të tifozërisë që e do me ngulm në krye të ekipit. Rikthimi zgjat dy muaj me skuadrën që vuan më shumë drejtuesit se sa trajnerin dhe rezultatet në tapetin e blertë.

Piza - Në Toskanë zbarkon në 2015 dhe që në sezonin e parë ngjit ekipin në Serinë B pas "play-off"-eve. Kriza në klub e detyron të dorëhiqet, me Rinon që përsëri në konferencë denoncon problemet e shumta, që nga

pagat e padhëna e deri te vaktet që ndonjëherë ua paguan vetë lojtarëve të tij. Më disa ndryshime në rang krerësh, në klub rikthehet qetësia dhe Gatuzo pranon përsëri të drejtojë skuadrën, nga e cila shkarkohet pasi dështon në misionin për ta mbajtur në Serinë B.

Sion-Milano - Hapat e parë si teknik i hodhi në vitin 2012 te Sioni, ku ishte gjithashtu

lojtar. Pas kësaj përvoje disa mujore vendos të varë këpucët në gozhdë. Këtë sezon, pas një nisjeje kampionati negative (dy humbje), Gatuzo në krye të të rinjve të Milanit tregoi një pjesë të vlerave të tij si drejtues duke regjistrua­r gjashtë fitore dhe dy barazime në nëntë takimet e fundit. E nisi me 4-3-3 dhe diti të kalonte pa probleme në 3-4-3 që i rëndit të rinjtë e Milanit në vendin e tretë në kampionati­n e kategorisë. Zgjedhja për një ekip me të rinj nuk është e para në karrierën e tij, ku konstantja ka qenë dëshira për t'u vendosur në diskutim. Me një postim në "Instagram", trajneri i ri kuqezi ka shprehur lumturinë e tij për detyrën, teksa ka shkruar: "Faleminder­it për mbështetje­n tuaj, ndihem i nderuar!". Pak minuta më pas erdhi përgënjesh­trimi nëpërmjet klubit, duke qenë se trajneri i ri nuk ka asnjë profil në rrjetin social të sipërpërme­ndur. Rikthimi në Milano, përfundoi me një takim me Masimilian­o Mirabelin në qendrën stërvitore të "Milanellos" që zgjati tre orë. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, si Gatuzo ashtu edhe drejtori sportiv kuqezi u larguan me makinat e tyre pa dhënë deklarata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania