Panorama Sport (Albania)

Gatuzo, fanatik i sulmit me 3, në rrezik moduli i Bonuçit

-

Sistemi - Moduli i Montelës 3-5-2, në kohët e fundit i konvertuar në 3-4-2-1, mund të jetë një pikënisje për Gatuzon, por me shumë gjasa tekniku i ri kuqezi do të propozojë një Milan të ri me një skemë të re. Fanatik i 4-3-3, Rino e nisi përvojën me të rinjtë me këtë skemë, por pas dy humbjesh, reagoi duke kaluar në 3-4-3 që solli gjashtë fitore duke e renditur Milanin e të rinjve në vendin e tretë dhe fare pranë kreut. Bonaventur­a dhe Suso përgatiten të kthehen në vijën e parë të sulmit, ku në qendër do të luajnë me radhë të gjithë bomberat e organikës kuqezi. Ka pak gjasa që të ndodhë, por nëse Rino vendos të luajë me katër mbrojtës, duhet verifikuar përshtatja e kapiten Bonuçit, një nga arsyet madhore e zgjedhjes së Montelës për të luajtur me tre lojtarë në prapavijë.

Fantazi - Kalendari i buzëqesh teknikut të ri të "Djallit", me një ndeshje në kupë, dy në kampionat ndaj Bolonjës dhe Beneventos dhe një të fundit në Ligën e Europës, ku kualifikim­i është i siguruar. Eksperimen­tet do të jenë në rend të ditës në "Milanello" me Gatuzon që mund të shpalosë edhe Milanin me fantazistë falë një 3-41-2, ku pas dy pykave mund të aktivizohe­n praktiku Bonaventur­a ose Çalhangolu që, prej muajsh, shpalos vështirësi­të e tij në qendër apo krahët e mesfushës. Ardhja e Gatuzos rindez konkurrenc­ën në ekip, ku "senatorët" do të kërkojnë të përfshihen mes titullarëv­e ose të pretendojn­ë më shumë minutazh, sidomos Injacio Abate për shumë vite shok skuadre me Rinon apo Rikardo Montolivo ndër më të mirët në takimet e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania