Panorama Sport (Albania)

Goli i Mesit, kompania shpërblen bastexhinj­të

Shefi i arbitrave spanjollë shfajëson arbitrin Vijanueva

-

Ndoshta tifozët mund të jenë ner vozuar, por bastexhinj­të janë ngushëllua­r. Kompania e basteve "Betfair", duke parë edhe golin e rregullt që nuk iu akordua argjentina­sit Leo Mesi, në sfidën ndaj Valencias, ka marrë një vendim që do t'i gëzojë të gjithë klientët e saj. Ajo vendosi që të paguajë të gjithë klientët që kishin vënë si bast, fitoren e Barcelonës, si edhe që golashënue­si i parë i takimit, do të ishte pikërisht Mesi. Gjithashtu, në shenjë vullneti të mirë, kompania ka paguar edhe lojtarët që kishin vënë bast për golashënue­sin e parë, Rodrigon apo Valencian, duke kënaqur kështu të gjitha palët.

SHEFI I ARBITRAVE - Pas gabimit skandaloz të trupës së arbitrimit të Ignasio Iglesias Vijanuevas në "Mestaja", të cilët nuk panë një gol të Mesit ndaj Valencias në pjesën e parë, presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave, Viktoriano Sançez Arminio, ka marrë në mbrojtje kryesorin e ndeshjes dhe garantoi se ndaj tij nuk do të merret asnjë masë. Lionel Mesi godet nga jashtë zone, dhe Neto nuk arrin ta kontrolloj­ë topin, i cili rrotullohe­t pas portierit të Valencias dhe kalon edhe vijën fatale në mënyrë flagrante:

"Pleshti" nis të festojë bashkë me shokët e skuadrës, por askush nga trupa e arbitrimit nuk e ka parë golin dhe vijon loja, aq sa e gjen të papërgatit­ur Barcelonën duke rrezikuar që të ndëshkohet në kundërsulm­in vijues nga Zaza. Teknologji­a "Syri i Fajkoit", e cila përdoret

thuajse në të gjitha kampionate­t kryesore të Europës, në Spanjë nuk aplikohet dhe La Liga nuk është ende gati për ta përdorur atë që këtë sezon.

SHEFI I ARBITRAVE - "Nuk do të ketë asnjë masë për Iglesias Vijanuevan, ai nuk do të dënohet", zbuloi presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave, i cili vijoi: "Ishte më shumë fat i keq. Edhe në ndeshje të tjera ka pasur gabime. Përse duhet të theksohet kaq shumë në një ndeshje specifike?". Dhe kur e pyesin sërish përse nuk do të ketë asnjë masë disiplinor­e ndaj arbitrit galician, 75- vjeçari mbrohet duke bërë krahasimin mes futbollist­ëve dhe arbitrave: "Ishte një gabim dhe të gjithë gabojnë. A ulen lojtarët në stol pasi humbasin një penallti apo goditje?" Barcelona dhe Valencia ndanë nga një pikë në "Mestaja". Golit të Rodrigos pas një ore lojë, iu përgjigj Alba në 82'.

 ??  ?? Presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave, Viktoriano Sançez Arminio
Presidenti i Komitetit Teknik të Arbitrave, Viktoriano Sançez Arminio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania