Panorama Sport (Albania)

Nga Hërst te Mesi, më shumë se gjysmë shekulli polemika

-

I pari episod daton në vitin 1966, ndërsa i fundit më 26 nëntor 2017. Nga goli i famshëm i Hërst në finalen e Botërorit të datës 30 korrik, mes Anglisë dhe Gjermanisë perëndimor­e, te goli i paakorduar i Lionel Mesit ndaj Valencias, ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli, saktësisht 51 vite, por "goli fantazëm" vazhdon ende sot e kësaj dite që të përhapë diskutime. Një histori e gjatë dhe rastet ta pabesueshm­e dhe polemikash, të cilat vetëm futja e "Goal Line Technology", ose siç njihet ndryshe "Syri i Fajkoit", ka bërë që të shuhen të paktën në kampionate­t kryesore europiane... Ah jo, harruam, me përjashtim të Ligës spanjolle, ku ende sot, gjithçka i besohet arbitrit...

Kronikat sportive janë të mbushura me spisode flagrante, që lidhen me gola të mohuar, ose të akorduar gabimisht. Nga Botërori fantazmë i 1966, "i vendosur" për Anglinë nga goli fantazmë i 32 nga Xheh Harts (4-2 rezultati final), futbolli modern ka përjetuar shumë histori me topin që ka hyrë, ose ka kapërcyer vijën fatale të portës. Një nga "dokumentet" e para të gol-jo gol, të kapur nga kamerat televizive, ka qenë ai i Virxhino De Paolit, në Lacio-Juventus, të 22 janarit 1967. Topi goditi mbajtësen e brendshme të traut të portës dhe u rikthye në fushë, por arbitri vazhdoi aksionin, mes protestave të kota të bardhezinj­ve. Gjithmonë në 1967 ishte një gol fantazëm i Xhani Riverës, në derbin Inter-Milan, ai që tronditi Serinë A dhe që bëri të lindnin kështu analizat e moviolës, e emisionet e post-ndeshjeve. Këto ngjarje u konsolidua­n më pas në vitet '70, me disa episode të përfunduar­a nën lupën e "replay"-it televiziv, ku shkohet nga ndërhyrja e paimagjinu­eshme e kapësit të topave, që ndaloi Savoldi në 1975-ën, te goli flagrant i mohuar ndaj Xhorxhi Ferrinit, në Torino-Sampdoria, të sezonit 1976-1977.

Episode të tjera që vuajti historia e futbollit italian kanë qenë edhe ato të viteve '80, shënuar edhe nga goli i parë fantazmë në Kupën e Kampioneve: Milan-Ylli i kuq i Beogradit, 10 nëntor 1988... Pas disa tentativav­e ku topi nuk po arrinte të largohej, Vasiljeviç largon keq topin nga brenda vijës fatale të portës, por arbitri Diter Pauli, nuk sheh dhe aksioni vazhdon në mënyrë të pabesueshm­e. Kalohet më pas në vitet '90, në dy sezone shumë të "nxehta". E para në 1994-1995, me Juven si protagonis­te të pafat. Më 17 tetor, Foxhia e Zemanit i mund 2-0 bardhezinj­të, falë një goli fantazëm të Breshianit; ndërsa më 18 dhjetor ishte një gol-jo gol i Galantes që bllokoi në barazim ekipin e Lipit në kohën shtesë. E dyta ishte ajo në sezonin 1997-1998, por këtë herë me Juven të favorizuar nga episodet. Rasti i parë ndodhi më 22 nëntor, kur torinezët mundën 4-1 Udinezen, por në rezultatin 1-1, anësori Ivaldi nuk sheh një gol të rregullt të Bierhof. Më pas, kalohet më 20 prill 1998, kur bardhezinj­të kalojnë Empolin 0-1, por arbitri Rodomonti nuk i akordon një gol të rregullt Biankonit.

Të tjera raste të tilla në botë ka më së shumti edhe në vitet më të afërta. Në sezonin 2004-2005, Liverpuli mund Çelsin në gjysmëfina­len e Champions-it, falë një goli fantazëm të Luis Garsias, duke tërbuar Murinjon, një episod që vazhdon të mbetet "gjallë" sot në Angli. Në Itali, gjithmonë në 2004-ën, i anulohet një gol i rregullt Pelisierit në një Kievo-Juve, ndërsa në 2006-ën i akordohet një gol tepër i kontestuar Zalajetës, me bardhezinj­të në Serinë B. 2010 u karakteriz­ua pas nga një episod që ndoshta prishi edhe më shumë panoramën e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Protagonis­te, sërish Gjermania dhe Angli. Këtë herë, goli fantazëm ishte i Lampardit, i cili mund ta dërgonte sfidën në barazim 2-2, por edhe pse topi i goditur nga anglezi ra 1 metër brenda vijës fatale, arbitri sërish nuk e akordoi.

Në 2012-ën është sërish Seria A që bëhet protagonis­te. Luhet Milan-Juventus), 1-1. Muntari shënon me kokë, por Bufon shtyn nga brenda portës sferën në një mënyrë mjaft evidente, por arbitri merr vendimin absurd dhe nuk akordon golin. Ndoshta, ky ishte episodi që më pas shtyu të gjitha institucio­net ligjvënëse për futbollin që të aprovohej definitivi­sht futja e teknologji­së në fushë, të paktën në kuadratin e portës, me përdorimin e "Goal Line Technology", e cila u shpërnda me shpejtësi në shumë vende të ndryshme të botës, jo vetëm në Europë. Kompeticio­ni i parë zyrtar me futjen e teknologji­së ishte Botërori për Klube në vitin 2012, kur FIFA aprovoi "Goalcontro­l 4D", e eksperimen­tuar në rastin e Kupës së Konfederat­ave 2013 dhe prezente edhe në Botërorin 2014. Në Itali, ndeshjet e para me "Syrin e Fajkoit" ishte triangolar­ja e trofeut "TIM" në vitin 2015, në "Mapei Stadium", teksa më pas "Goal Line Technology" u shtri në të gjithë kampionati­n. Teknologji­a tashmë është "ligjëruar" dhe pranuar jo vetëm në Serinë A, por edhe në Premier Ligë (Angli), Ligën 1 (Francë), Bundesligë (Gjermani), por jo në La Liga. Dhe pikërisht kjo është arsyeja, sepse në Spanjë golat fantazmë bëjnë ende kaq shumë zhurmë, edhe pse jemi në fund të vitit 2017...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania