Panorama Sport (Albania)

ani i a ernit t M nih t p r to in, oakim ! n "#$%& n

Skuadra ba2areze kërkon të mbajë trajnerin 0ejnkes deri në sezonin e ardhshëm

-

Skuadra e kampionëve gjermanë ka arritur të rikthejë formën e saj të mëparshme falë rikthimit të legjendës gjermane, Jup Hejnkes, në krye të pankinës. Hejnkes u rikthye për herën e katërt në drejtimin e klubit bavarez pas largimit të italianit Karlo Ançeloti pas humbjes 3- 0 në përballjen me skuadrën e PSG-së në fazën e grupeve të Lhampions-it. Mirëpo, që prej rikthimit të Hejnkesit është bërë e qartë se ai do të qëndrojë deri në fundin e këtij sezoni, por skuadra bavareze pretendoi se ai do të rinovonte pas përfundimi­t të kontratës, gjë e cila u mohua nga trajneri ditën e shtunë. Për këtë arsye, e përditshmj­a gjermane, "TZ", ka zbuluar se favoriti kryesor në garën për të zëvendësua­r legjendën Jup Hejnkes është pikërisht trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv. Vetë trajneri Lëv ka deklaruar disa kohë më parë teksa është pyetur nëse do të rikthehej në pankinën e klubeve se ai do të kishte dëshirë të shërbente për një nga klubet e mëdha gjermane, ndaj thuhet se ai do të jetë pasuesi i Jup Hejnkes në klubin e Bajernit. Gjithashtu, mediat gjermane kanë zbuluar se Joakim Lëv do të mbyllë detyrën e tij në kombëtaren gjermane pas përfundimi­t të Kupës së Botës në 2018-ën. Nga ana tjetër, ekziston edhe një opsion tjetër për skuadrën e kampionëve gjermanë, i cili është rinovimi me Hejnkesin deri në vitin 2019 dhe më pas emërimi i trajnerit të kombëtares, Joakim Lëv. Disfata e skuadrës bavareze nën drejtimin e Jup Hejnkesit përballë Gladbahut ka vërtetuar se ka ende probleme, të cilat duhen zgjidhur si pasojë e periudhës së

Karlo Ançelotit. Këto probleme kanë të bëjnë edhe si pasojë e gjeneratës së re në skuadrën e kampionëve gjermanë, ku sipas gjermanes "TZ" thuhet se zgjidhja e vetme do të ishte një gjeneratë e re edhe në pankinën drejtuese të kësaj skuadre. Por ka mbetur ende e paqartë pas rikthimit të legjendës Jup Hejnkes se cili do të ishte trajneri më i përshtatsh­ëm për skuadrën e Bajernit. Dy prej emrave të përmendur më parë si favoritë për drejtimin e skuadrës bavareze ishin edhe Tomas Tuhel me Julian Naglesman. Tuhel mund të jetë një trajner tepër i mirë,

por pritshmëri­të për të dështuar në krye të skuadrës bavareze janë të barabarta me problemet që e ndoqën edhe në Dortmund. Nga ana tjetër, edhe trajneri i skuadrës së Hofenhaimi­t, Julian Naglesman, i cili u përfol si përfaqësue­s i epokës së re në skuadrën bavareze, dështoi në Europa League në sfidën e tij të parë ndërkombët­are. Për këtë arsye, ai nuk do të ishte ende i duhuri për të zëvendësua­r legjendën Hejnkes si pasojë e përvojës së pakët që ka, sidomos në një nga klubet më të mira në Europë sikurse është Bajerni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania