Panorama Sport (Albania)

Shqipëria organizon finalet e Europianit U-19 për vajza

Sot me "Kupa e Flamurit" nis maratona e aktivitete­ve

- ABDULLA DUSHKU

Nga sot do të star tojë një maratonë aktivitete­sh të ekipeve tona kombëtare. Këtë na e kanë bërë me dije vetë drejtuesit e FSHV-së dhe të ekipeve tona kombëtare gjatë konferencë­s së djeshme në mesditë për mediat. Do të jetë "Kupa e Flamurit", që do të zhvillohet më 28 Nëntor në Tiranë, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë, sipari i kësaj maratone. Ky aktivitet do të përfshijë dy ndeshje miqësore, ku ekipet tona kombëtare të volejbolli­t për meshkuj e femra do të zhvillojnë ndaj Kosovës, në sallën sportive "Feti Borova", pranë Tirana Olimpik Park në kryeqytet, vajzat në orën 16:00 dhe djemtë në orën 18.00. Në fund të këtyre dy ndeshjeve, FSHV-ja do të vlerësojë dhe shpërndajë titullin "Mirënjohje" për një plejadë të volejbolli­t shqiptar, të cilët kanë bërë historinë e këtij sporti ndër vite.

PRESIDENTI PËLLUMBI - Gjatë fjalës së tij për shtyp, presidenti i FSHV, Erlind Pëllumbi, lidhur me këtë aktivitet, ka deklaruar: "'Kupa e Flamurit' ka një rëndësi të veçantë për federatën tonë, jo vetëm se është një ditë feste për gjithë shqiptarët, por dhe një provë e ekipeve tona kombëtare për të parë gjendjen aktuale të tyre. Me këtë rast dua të falënderoj edhe federatën e Kosovës, e cila iu përgjigj kësaj ftese dhe besojmë se përtej rezultatit, do të zhvillojmë edhe një manifestim sportiv. Puna jonë për këtë aktivitet ka disa ditë që ka nisur me ekipet tona kombëtare, të cilat janë duke u përgatitur intensivis­ht për të dhënë një paraqitje sa më të mirë të punës së tyre. Dua t'i falënderoj trajnerët dhe lojtarët e grumbullua­r që po tregojnë seriozitet gjatë stërvitjev­e duke synuar rritjen e tyre profesiona­le e duke menduar dhe për të ardhmen", u shpreh ai. Gjatë kësaj konference, ai shoqërohej edhe nga trajnerët e ekipeve kombëtare si dhe zv/presidenti i FSHV-së, Dashamir Brari. Më tej, numri 1 i volejbolli­t shqiptar, vuri theksin tek aktivitete­t më të rëndësishm­e ndërkombët­are, ku volejbolli ynë kuqezi do të përfaqësoh­et gjatë 2018-ës. "Lojërat Mesdhetare në Spanjë, eliminator­et e Europianit për të rritur e të rritura si dhe finalet e Europianit për vajza, janë disa nga aktivitete më të mëdha për volejbolli­n tonë" ka përfunduar Pëllumbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania