Panorama Sport (Albania)

Klubi i Cërrikut shpallet kampion republike në hendboll

-

Cërriku është shpallur fituesi i Kupës së Shqipërisë në hendboll për meshkuj, teksa ka mundur në finale skuadrën e Kombinatit në shifrat 27-24. Ky kompeticio­n zhvillohet në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë duke marrë ndryshe edhe emrin "Kupa e Pavarësisë". Ky aktivitet u zhvillua në pallatin e sportit "Tomorr Sinani" në Elbasanit, ku morën pjesë 4 ekipe: Elbasani, Cërriku, Kombinati dhe Vllaznia, të cilësuara si katër skuadrat më të mira në këtë lloj sporti. Në gjysmëfina­le u ndeshën Vllaznia me Kombinatin, ku fituan kryeqyteta­sit 15-14, teksa u mjaftoi një gol më tepër kryeqyteta­sve për të shkuar në finale. E njëjta situatë edhe në çiftin tjetër, derbi midis Cërrikut dhe Elbasanit. Fitues dolën cërrikasit 27-26. Në finale dolën, Kombinati - Cërriku. Finalja - Kombinati dhe Cërriku do të përcaktoni­n edhe fituesin e kupës. Ashtu siç pritej, emocionues­e, ndodhi gjatë lojës së zhvilluar mes tyre. Në pjesën e parë, skuadra e Kombinatit u tregua më e saktë në lojën e vet dhe arrin që ta mbyllë atë me një epërsi të lehtë 17-15, duke shpresuar që ta dërgonin këtë trofe në shtëpinë e tyre. Mirëpo, në pjesën e dytë është ekipi i Cërrikut që "shpërthen" dhe përmbys shifrat duke fituar 12-7. Kështu është rikuperuar duke e kaluar në favorin e tyre 27-24. Edhe pse vetëm një vit më parë u krijua si skuadër, Cërriku mundi t'ia dalë të fitojë kupën e Shqipërisë për këtë vit, duke rrëzuar nga froni Elbasanin. Në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i kupës, një trofe që shkoi posaçërish­t për Klevis Dedjen nga ekipi i Cërrikut. Interesant ishte fakti se arbitrat ishin nga Maqedonia. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania