Panorama Sport (Albania)

Bruklin fitore ndaj Memfisit, Majemi zhyt në krizë Çikagon

-

Në mëngjesin e djeshëm janë luajtur tre takime në NBA, ku pa asnjë mëdyshje ka spikatur fitorja jashtë fushe e Majemit që mundi 100-93 Çikagon. Ka qenë një sezon mjaft i vështirë për Bullsin që ka regjistrua­r humbjen e 15-të nga tri fitore që ka gjithsej. Edhe pse Grant realizoi 24 pikë për Çikagon, ato s'mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Majemin janë dalluar Dragiç me 24 pikë, i mbështetur edhe nga Ellington me 19 duke korrur suksesin e tyre të 10-të sezonal. Po kështu, në transfertë ka fituar edhe Bruklini që mundi 98- 88 Memfisin, një ndeshje që është dominuar nga miqtë. Diferencën në këtë takim e ka bërë De Mare Karol, me 24 pikë, 2 asiste dhe 6 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e dyshes Gasol- Evans. Një paraqitje mjaft të mirë gjatë këtij sezoni po bën dhe Minesota, që po dje, ka mposhtur 119108 Foniksin, duke regjistrua­r fitoren e 12-të gjatë këtij sezoni. Touns me 32 pikë e 11 gjuajtje të lira, Batler me 25 dhe Uigins me 21, kanë qenë të shkëlqyeri­t në fushë për vendësit. Rezultatet e ditës së djeshme: Çikago - Miami 93- 100, Minesota - Foniks 119-108 dhe Memfis - Bruklin 88-98.

Ndërkohë që në Perëndim vazhdon të dominojë skuadra e Golden Stejt që nuk po ndalet, pasi kanë mposhtur 110- 95 Nju Orleans duke arritur fitoren e 15- të në kampionat. Kjo fitore erdhi nga duart e Kurrit ( 27 pikë) dhe Tompsonut ( 24), kurse vazhdon të mungojë Duranti, i dëmtuar. Për miqtë janë dalluar Dejvis me 30 pikë dhe Holidej me 24, por që nuk kanë mjaftuar për të evituar humbjen. Fitore në sekondat e fundit ka arritur skuadra e Klipersit që mundi 97- 95 Sakramento­n jashtë fushe duke bërë hapin e parë të daljes nga kriza. Jashtë fushe fiton edhe San Antonio, që mundi 106- 86 Sharlot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania