Panorama Sport (Albania)

Vlerësimet në fund të vitit, Hamilton meritoi notën 9.5

-

Pas mbylljes së të gjitha garave të vitit 2017, më në fund është bërë dhe vlerësimi për të gjithë pilotët fitues. Kështu, me notën 10 është vlerësuar Luis Hamiltoni, duke u renditur pas tij Sebastian Fetel me notën 8.5, Valejs Botas dhe Maks Verstapen me notën 8. Ndërsa me notën 7.5 është vlerësuar Daniele Riçiardo dhe, në fund të kësaj renditjeje, sipas vlerësimit të notave, e mbyll Kimi Rajkonen me notën 6.5.

Luis Hamilton - Nota 9.5. Në fillim, ju jeni të befasuar nga forma e sapozbulua­r e Ferrarit, pastaj keni gjetur përqendrim­in e duhur për të filluar operacioni­n e rimëkëmbje­s. Nga "Grand Prix belg" e më pastaj bëhet një makinë e pandalshme dhe e pamëshirsh­me e luftës. Në rrugën e tij, ka arritur 9 fitore dhe 11 pozicione "pole", duke mposhtur rekordin e Shumakerit. Sebastjan Fetel - Nota 8.5. Me 5 fitore, 4 pozicione "pole" dhe 13 podiume të përgjithsh­me janë një ekuilibër i jashtëzako­nshëm nëse mendoni se si Ferrari u vendos në fund të sezonit të kaluar.

Valejs Botas - Nota 8. Numri dy që çdo shok dhe ekip do të dëshirojnë ta kenë. Valejsi përfundimi­sht fitoi 3 gara, me 4 pozicione "pole" dhe 13 podiume. Shifra që plotësisht justifikoj­në votimin.

Maks Verstapen - Nota 8. Kur Red Bull krijoi kërcimin e cilësisë, ai më në fund zbuloi numrat e repertorit të tij. Një talent, i cili duhet të merret si një agresion që kolegët e tij ende e kanë frikë. Ai pagoi shumë më pak se besueshmër­ia e dobët e makinës. Daniele Riçiardo - Nota 7.5. Ai mbajti ekipin me kokëposhtë për gjysmën e parë të vitit. Në garat e fundit, ai ka qenë viktimë e brishtësis­ë së motorrit Renault.

Kimi Rajkonen - Nota 6.5. Vetëm një pozitë "pole", zero fitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania