Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Vllaznia 7 - Pas dy muajsh të errët me humbje të njëpasnjës­hme, shkodranët kthejnë situatën në favor për katër ditë duke marrë dy fitore radhazi me të njëjtën rezultat: 2-1. Ajo ndaj Luftëtarit vlente 6 pikë, pasi ishte ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Një triumf qetësie për vazhdimësi­në, edhe pse ende nuk është një Vllazni që bind.

Kukësi 7 - Një skuadër e fortë di të fitojë edhe kur nuk bën një lojë të mirë. Kampionët në fuqi morën atë që deshën në Laç, edhe pse patën shumë fat dhe u dominuan nga kundërshta­ri. Një gol i Shametit mjaftoi për tri pikë duke shpëtuar kështu edhe Milinkoviç­in nga shkarkimi.

Skënderbeu 7 - Nga suksesi në Ligën e Europës te kampionati, por niveli i lojës nuk ndryshon. Madje korçarët sfidojnë edhe lodhjen duke treguar ndaj Partizanit se janë pa dyshim pretendent­i kryesor për të fituar titullin. Në të tilla ndeshje edhe një pikë mjafton, por ajo që bie në sy është administri­mi perfekt që i bën lojës Skënderbeu.

Kamza 6.5 - Ta nisësh ndeshjen me një gol të pësuar dhe të përmbysësh gjithçka brenda pjesës së parë, tregon për një skuadër që nuk dorëzohet kurrë dhe ka mentalitet fituesi. Kamza është një realitet i bukur i këtij sezoni dhe nuk mund të quhet më surprizë, pasi po konfirmon javë pas jave se mund të jetë pretendent­e për një vend në Europë.

Teuta 6 - Një ndeshje e mirë në Vlorë ndaj një kundërshta­ri që në fazën e parë i kishte shkaktuar disfatë në Durrës. Me pak kujdes, Teuta mund të dilte me tri pikë ndaj Flamurtari­t, gjithnjë nëse sulmuesit do të ishin treguar më të qetë përpara portës. Gjithsesi, një barazim në Vlorë nuk është keq për durrsakët.

Partizani 6 - Nuk bën një lojë brilante, por ama tregon se është një kockë e fortë edhe kur përballë ka skuadrën më në formë të kampionati­t. Shanset i kishte për të shënuar, por Trashi dhe Sukaj shpërdorua­n raste të pabesueshm­e vetëm pak metra larg portierit.

Flamurtari 5.5 - Vuan shumë pa Bushiçin dhe ndien më shumë se duhet lodhjen. Nuk ishte ai ekip që vetëm dy javë më parë vuri në vështirësi serioze Skënderbeu­n. Edhe pse pretendoi për një gol që duhej akorduar, pasi topi kaloi vijën fatale, nuk meritonte më shumë se një pikë ndaj Teutës.

Laçi 5 - Dominon thuajse gjithë ndeshjen, por nuk merr dot asnjë pikë. Ndodh edhe kështu në futboll, por Laçi nuk duhet të demoralizo­het pse humbi ndaj Kukësit. Nëse Eskerda do ta kishte kthyer në gol atë penallti, tashmë mund të flisnim ndryshe.

Luftëtari 5 - Një film i parë. Skuadër që bind me lojë, por nuk di të mbrohet. Bën të njëjtat gafa në aspektin mbrojtës duke mos ditur të administro­jë rezultatin edhe kur mund të kënaqej me një pikë në Shkodër. E pafalshme për një ekip që bën një futboll modern.

Lushnja 4 - Frika nuk i ka dalë akoma, madje as kur e nis ndeshjen në avantazh. Një skuadër që gabimet në mbrojtje i ka sistematik­e dhe këtë e tregoi kundër Kamzës, teksa u godit në momentin më të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania